Krerët kryesorë ushtarakë zotohen për bashkëpunim në stabilitetin e Ballkanit

09/07/2008

Shefat e mbrojtjes të nëntë vendeve të Ballkanit dakord për të nxitur bashkëpunimin ushtarak

Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 09/07/08

photo

"Unë besoj se të përbashkëtat tona janë më të shumta se dallimet," tha shefi i shtabit të përgjithshëm turk Jashar Bujukanit. [Getty Images]

Krerët ushtarakë të Ballkanit ranë dakord të hënën (7 korrik) të gjejnë mundësitë për bashkëpunim më të ngushtë në trainimin dhe stërvitjet e përbashkëta.

Marrëveshja erdhi në fund të Konferencës së Dytë Vjetore të shefave të mbrojtjes të vendeve të Ballkanit, që mblodhi së bashku zyrtarët e lartë ushtarakë të Shqipërisë, Bosnje dhe Herzegovinës, Bullgarisë, Greqisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë si edhe vendit pritës, Turqisë.

"Ne të gjithë ndajmë një histori e kulturë të përbashkët. Unë besoj se të përbashkëtat tona janë më shumë se dallimet tona. Ne duhet të punojmë për idealin tonë të përbashkët," u tha pjesëmarrësve shefi i shtabit të përgjithshëm turk, Jashar Bujukanit.

Duke vënë në dukje rreziqet e sigurisë, konfliktet dhe rivalitetet në rajon që qërcënojnë sigurinë rajonale e globale, Bujukanit tha se bashkëpunimi midis krerëve ushtarakë ishte përpjekja më e fundit dhe gjithashtu më e rëndësishme për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Konferenca e parë e shefave të mbrojtjes së Ballkanit u mbajt në Greqi vitin e kaluar dhe konferenca u bë shpejt një mekanizëm efektiv bashkëpunimi midis vendeve të rajonit, shumica e vendeve të të cilit janë anëtarë të NATO-s.

Bujukanit tha se integrimi i vendeve rajonale në strukturat e NATO dhe BE ka qenë një burim i madh stabiliteti në rajon. "Ne të gjithë përshëndesim Bosnje dhe Herzegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë që u bënë partnerë në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe Kroacinë e Shqipërinë që morën ftesat për anëtarësimin [në NATO]," tha ai.

"Si ushtarë, ne nuk mund t'i zgjidhim problemet midis vendeve tona,' i tha ai konferencës. "por nëpërmjet bashkëpunimit, ne mund të ndërtojmë një atmosferë pozitive [dhe] të hapim një dritare të re mundësie që politikanët të zgjidhin problemet," tha ai.

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali italian Xhanpaolo Di Paola, ishte midis të ftuarve në konferencë. "Ballkani nuk është më më një kërcënim i madh për sigurinë. Përkundrazi, rajoni ka nisur të kontribuojë në sigurinë globale," tha ai në konferencë. "Vetëm dhjetë vjet më parë, një takim i tillë nuk do të ishte gjë tjetër veç një ëndërr," tha ai gjithashtu.

Gjeneral Henri Bentegeat, kryetari i Komitetit Ushtarak të BE, diskutoi perspektivat e BE në rajon dhe tha se të gjithë vendet në rajon janë parë si anëtarë të familjes së BE. "Ka nevojë për të zhvilluar më tej dialogun dhe mirkuptimin e ndërsjelltë midis nesh," tha ai.

Krerët ushtarakë të vendeve të Ballkanit ranë dakord pas takimit dy-ditor të zgjerojnë më tej bashkëpunimin e tyre në drejtim të sfidave të sigurisë.

Ata theksuan rëndësinë e punës së një grupi bashkërendues dhe dy nëngrupeve të punës që do të ofrojnë mekanizamt e kërkuara për vazhdimësinë e konferencës. Hapat e ardhshëm në bashkëpunim do të jenë trainimi i përbashkët ushtarak, edukimi dhe stërvitjet midis forcave të tyre të armatosura.

Takimi i 2009 i Konferencës së Shefave të Mbrojtjes të Vendeve të Ballkanit do të mbahet në Serbi.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading