07/07/2008
Qeveria e re e kryeministrit Nikola Gruevski, e parë si qeveria më agresive për reformat në Shkup që nga rënia e komunizmit, ndeshet me një sfidë të konsiderueshme në përmirësimin e shërbimit civil të kohës së komunizmit.
Nga Goran Trajkov për Southeast European Times në Shkup -- 07/07/08
![]() Kryeministri Nikola Gruevski dhe qeveria e tij ndeshin sfidën e ashpër të reformimit të administratës publike. [Getty Images] |
Administrata publike e Maqedonisë nuk ka pësuar ndonjë ndryshim që nga shpallja e pavarësisë në 1991. Strategjia dhe programi për reformimin e sektorit publik erdhi në vëmendje në 1999 por që atëhere qeveria ka bërë pakë për të futur strategjinë e re.
Mbipersoneli është një problem i pazgjidhshëm. Aktualisht, qeveria numëron 128,000 punonjës, por studimet nga ekspertë maqedonas e ndërkombëtarë nuk e shohin të nevojshme për më shumë se 40,000 prej tyre, një objektiv që do të kërkonte reduktimin në fuqinë punëtore me gati 69%.
Në 17 vitet e fundit, pushteti ka ndrruar duar kohë pas kohe por askush nuk guxoi të shkurtojë rradhët e shërbimit civil, nga frika e votuesve të zemëruar.
Një shterpësi e përhapur gjerësisht e aftësisë dhe kualifikimeve, është një tjetër problem për qeverinë. Shumë punonjësve civilë u mungon kompetenca e domosdoshme apo edhe kualifikimet e duhura për postet e tyre.
Përveç objektivat politike, ekonomike dhe administrative vënë në 1995 nga Kriteret e Kopenhagenit për pranimin në BE, vendet kandidate duhet të përmbushin një detyrim: reformën e vazhdueshme të administrtaës publike në mënyrë që të lehtësojnë ngritjen e një shoqërie demokratike dhe ekonomie tregu.
Me qëllim që Shkupi të përmbushë kriteret, duhet të vendoset një sistem meritokracie që shpërblen kuaifikimet dhe përvojën. Aktualisht, e vetmja kërkesë për t'u futur në shërbimin civil në Maqedoni është pasja e një sfondi etnik "të duhur" ose lidhjeje partiake, asnjëra nga të cilat nuk garanton rendimentin apo kompetencën. Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore këshillojnë në mënyrë të përsëritur, më kot, kundër pajtimit në punë mbi bazën e lidhjeve partiake.
Për këtë qëllim, me mbështetjen e USAID doli në dritë Agjensia e Punonjësve Civilë (CSA). Agjensia është kanali i synuar për punësimin në sektorin publik. Stafi në CSA merr trainim nga ekspertët ndërkombëtarë për të përgatitur dhe mbikqyrur testet për punonjësit e ardhshëm të qeverisë. Gjithashtu, agjensia merr donacione të mëdha për të financuar paisje të IT dhe trainimin e shërbimit civil.
Pengesa kryesore megjithatë, në reformimin e administratës publike është ngurrimi i vazhdueshëm i partive politike për të respektuar ligjin dhe për të përfshirë CSA në procesin e pajtimit në punë në qeveri.