Serbët të zemëruar nga përmbysja prej ICTY e dënimit të Oriç

04/07/2008

"Prova se krimet kanë ndodhur nuk është e mjaftueshme për të mbajtur një dënim të një individi për këto krime," tha të enjten një gjykatë apeli e OKB pasi ktheu dënimin e krimeve të luftës të 2006 të ish komandantit ushtarak boshnjak Naser Oriç.

(AFP, AP, Reuters, DPA, AKI, BBC, Fena, Beta, B92, UN News Centre, International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia - 03/07/08)

photo

Ish komandantit të forcave musliamne boshnjake në Srebrenicë Naser Oriç ku përmbys dënimi në apelin e gjykatës së OKB në Hagë. [Getty Images]

Një ish komandant i lartë boshnjak u lirua nga krimet e luftës të enjten (3 korrik) pasi gjykatësit e apelit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) përmbysën dënimin e tij të mëparshëm.

Naser Oriç, 41 vjeç, u dënua me dy vjet burg në qershor 2006, pasi një dhomë gjyqi në gjykatën e OKB të Hagës e gjeti atë fajtor për mosndalimin e vrasjes dhde torturave të serbëve boshnjakë të kapur në Srebrenicë midis shtatorit 1992 dhe marsit 1993. Por ish shefi ushtarak boshnjak u lirua nga të gjitha akuzat e tjera, duke përfshirë përzjerjen e drejtpërdrejtë në vrasjet dhe përgjegjësinë për "shkatërrimin vandal" të shtëpive dhe pronave serbe.

Dhoma e apelit vendosi të enjten se nuk qenë përmbushur kërkesat ligjore për të provuar përgjejgësinë penale të Oriç. Kështu që ajo, përmbysi verdiktin dhe e shpalli atë të pafajshëm. .

"I gjithë dënimi i Naser Oriç bazohej në këtë mënyrë përgjegjësie," tha gjykatësi kryesues Volfgang Shomburg. "Këto gabime bëjnë të pavlefshëm vendimin e dhomës gjykuese për të dënuar Naser Oriç për mospengimin e vartësve të tij për sjellje të dyshuar penale."

Krimet për të cilat ai qe akuzuar u bënë më shumë se dy vjet përpara masakrës së korrikut 1995 në Srebrenicë, ku rreth 8,000 burra e djem boshnjakë u ekzekutuan përfundimisht nga forcat serbe.

Por serbët boshnjakë që pretendojnë se më tepër se 3,000 vetë nga komuniteti i tyre janë vrarë nga forcat nën komandën e Oriç, qenë të pakënaqur me vendimin e ri dhe akuzuan ICTY për prirje kundër serbëve.

Bruno Vekariç, zëdhënës për zyrën e prokurorit të krimeve të luftës të Serbisë, tha se vendimi "nuk do të kontribuonte në pajtimin ...por mbështeste ata që kanë insistuar në termin 'drejtësi selektive'." Vekariç tha se dikush duhet bërë përgjegjës për krimet e kryera kundër serbëve gjatë luftrave. Partia Demokratike e presidentit Boris Tadiç tha se verdikti "prish" besueshmërinë e ICTY.

Oriç u arrestua nga SFOR në 10 prill 2003 dhe u transferua në ICTY ditën tjetër. Pasi ai kishte kaluar më tepër se tre vjet në paraburgim deri në kohën kur u lëshua dënimi për të, ai u lirua menjëherë të enjten.

Prokuroria e cila fillimisht kërkoi një burgim 18 vjet për Oriç,apeloi gjithashtu verdiktin e 2006 por asnjë nga bazat e saj për apel nuk u lejua pasi ajo nuk siguroi ndonjë provë shtesë ndaj atyre tashmë të vlerësuar gjatë gjyqit.

Dhoma e apelit theksoi gjithashtu të enjten se ajo nuk kishte dyshim se krime të rënda qenë kryer kundër serbëve mbajtur në dy njësi burgimi në Srebrenicë midis shtatorit 1992 dhe marsit 1993.

"Megjithatë, prova se krimet kanë ndodhur nuk është e mjaftueshme të mbajë një dënim të një individi për këto krime," u citua t[ thoshte deklarata e ICTY. "Procedimi penal kërkon prova të vendosura përpara dyshimit të arsyeshëm se i akuzuari është individualisht përgjegjës për një krim përpara se të jepet një dënim."

Duke folur pas dëgjimit, Oriç tha se ishte "i kënaqur" me përfundimin.

"Nuk kam besuar kurrë se muslimanët kryen krime në Srebrenicë. Njerëzit nën rrethim total luftuan vetëm për të mbijetuar," tha ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading