Fiat vjen në Serbi

02/07/2008

Një makinabërës i njohur po investon në Serbi duke treguar ndoshta një rritje të investimit të huaj ndërsa presidenti Boris Tadiç propozon një kryeministër pro-BE.

Nga Davor Konjikushiç për Southeast European Times në Beograd -- 02/07/08

photo

Fiat do të krijojë 10,000 vende pune dhe ka në plan të montojë komplet makinat në Serbi deri në fund të 2009. [Getty Images]

Me konfirmimin e një qeverie pro-Be në Beograd që pritet këtë javë, njoftimi në maj se makinabërësi italian Fiat po vjen në Serbi mund të parashikoë një rritje në investimin perëndimor.

Propozimi i presidentit Boris Tadiç që ministri i financave dhe kolegu i tij i Partisë Demokratike, Mirko Cvetkoviç të jetë kryeminisëtër tregon një përpjekje serbe parashikuar nga vëzhgues të shumtë për të tërhequr investitorët e huaj skeptikë dhe për të rritur standardet e jetesës. E bllokuar gjatë nga luftrat dhe sanksionet ndërkombëtare, Serbia vjen pas Rumanisë dhe Bullgarisë në GDP për frymë dhe në investimet në terren.

Fiat arriti n jë marrëvshje me qeverinë serbe përpara zgjedhjeve të 11 majit rreth investimit në Zastava, një fabrikë ekzistuese makinash në qytetin Kragujevac.

Sipas marrëveshjes, Fiat ka në plan të investojë rreth 700 milion euro në Zastava dhe të marrë 70% të aksioneve të fabrikës ndërsa sebisë do t'i mbeten 30%. Shumica e investimit do të vijë nëpërmjet partnerëve të Fiat që planifikojnë të ndërtojnë fabrikja të reja për pjesët auto. Masa e Fiat do të krijojë 10,000 vende punedhe Fiati ka në plan të montojë komplet makinat në Serbi deri në fund të 2009.

Kjo është "puna e shekullit" për Kragujevac, një qytet në Serbinë qendrore ku tranzicioni ekonomik u kushtoi punën e tyre shumë punëtorëve.

Vitin tjetër Fiat planifikon të prodhojë 200,000makina në Serbi dhe deri nga fundi i 2010 ky numër do të rritet në 300,000. Vëzhguesit presin që Fiat në Kragujevac të prodhojë një model A dhe një model B. Këto makina do të debutojnë së shpejti në skenën botërore.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ministri i ekonomisë dhe zhvillimit rajonal Mllagjan Dinkiç ja atribuoi suksesin e tërheqjes së Fiatit, nënshkrimit të një marrëveshjeje stabiliteti dhe shoqërimi me BE. Traktati lejon eksportin djuti-fri të makinave të bëra në Serbi. Fiati ka në plan të eksportojë pothuajse 95% të asaj që do të bëjë në Serbi.

Dinkiç vuri në dukje se i tërë qyteti Kragujevacit, jo vetëm fabrika Zastava, do të bëhet një zonë pa dogana. Statusi do të lejojë të gjitha fabrikat e tij të importojnë materiale pa paguar doganë apo taksë të vlerës së shtuarnë qoftë se nga kçëto materiale ato prodhojnë mallra eksporti.

"Gjithkush që flet kundër [SAA] harron se BE mund të heqë pagesat jo vetëm për makinat e eksportit por gjithashtu për të gjitha grupet e prodhimeve. Tani rreth 60% e eksporteve tona shkon në tregun e BE," tha Dinkiç.

Pss nënshkrimit të këtij memorandumi, qyteti i Kragujevac do ta përjashtojë Fiat nga taksat lokale dhe do t'i sigurojë tokë të lirë për çdo ndërtesë shtesë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Voto

Loading

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

Cilin rrjet social interneti përdornin më shumë ?

Facebook
Poznanici
Hi5
Ibox
Të tjera



shih rezultatet Shto koment (16)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes