Rritet tensioni politik në Turqi

02/07/2008

Tensionet politike u rritën në Turqi të martën pasi policia arrestoi dy gjeneralë në pension dhe figura të tjera të shquara të dyshuara për komplot për përmbysjen e qeveriksë. Arrestimet përkojnë me një rast gjyqi që ka për qëllim mbylljen e partisë qeverisëse.

(AP, Zaman - 02/07/08; AP, Reuters, DPA, BBC, CNN, FT, Bloomberg, VOA - 01/07/08)

photo

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan (majtas) dhe ministri i brendshëm Beshir Atalai (djathtas) flasin me gazetarët në Ankara të martën (1 korrik). [Getty Images]

Policia arrestoi gati dy duzina njerëzish duke përfshirë dy gjenerlë në pension, të martën herët (1 korrik) të dyshuar për përfshrje në një komplot të pretenduar kundër qeverisë së Partisë për Drejtësi e Zhvillim (AKP).

Midis 21 vetëve të ndaluar në Ankara, Stamboll, Antalia dhe Trabzon, qenë gjeneralët në pension Hurshit Tolon dhe Sener Erujgur. Televizioni CNN Turk i përshkroi ata të dy si ushtarakët me gradë më të lartë të arrestuar që nga lëshimi i hetimit të shkaktuar nga zbulimi i një depoje të fshehtë armësh në Stamboll një vit më parë.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan lidhi goditjen me hetimin që ka kohë që vazhdon në rrjetin në hije të nacionalistëve të vijës së ashpër dhe sekularistëve të vendosur të quajtur Ergenekon. Erdogan tha se hetuesit dyshuan se grupi planifikonte akte terroriste me qëllim që të shkaktonte një marrje në dorë të ushtrisë.

Erujgur, përshkruar si një nga organizatorët kyç të tubimeve anti-qeveritare mbajtur përpara zgjedhjeve të korrikut 2007, kryeson Shoqatën e Mendimit të Ataturkut(ADD) me emrin e Qemal Ataturk, themelues i repulikës turke. Së paku dhjetë nga ata të mbajtur në paraburgim të martën, i përkasin gjithashtu kësaj organizate të fuqishme. Tolon, sipas së përditëshmes Zaman, është shfaqur shpesh në forumet e organizuara nga ultranacionalistët.

Burimet gjyqësore thonë se pritet një padi deri nga fundi i javës. Bastisja u bë vetëm orë përpara se kryeprokurori i gjykatës së apelit, Abdurrahman Jalçinkaja të paraqiste rastin e tij kundër AKP në Gjykatën Kushtetuese të vendit.

Erdogan mohoi zërat se policia e bëri operacionin për të tërhequr vëmendjen e publikut nga rasti i gjykatës dhe se arrestimi i oficerëve u bë mbi motive politike apo kërkonte të trembte kritikët e qeverisë.

Jalçinkaja ngriti rastin e tij në mars duker i kërkuar Gjykatës Kushtetuese të mbyllë AKP për shkak të përfshirjes së saj të pretenduar në veprimtari anti-sekulariste dhe orvatje për të vendosur ligjin e sheriatit.

"Ky rrezik çshtë rritur çdo ditë," citonte BBC peticionin 162 faqe të prokurorit. "Nuk ka rrugë tjetër për të mbrojtur shoqërinë përveç të mbyllet partia." Jalçinkaja përmendi lejimin e studenteve gtë universiteteve për të mbajtur shallet e kokës dhe kufizmin e shitjeve të alkoholit në restaurante si prova të synimeve teokratike të AKP.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ai kërkoi gjithashtu nga gjykata më e lartë e Turqisë të ndalonte 71 politikanë duke përfshirë Erdogan dhe presidentin Abdullah Gul nga politika për pesë vjet.

Partia e Erdogan, me rrënjë në Islamin politik, mori 47% të votave në 2007dhe gëzon një shumicë të rehatëshme në parlament.

AKP, në argumentet mbrojtëse që i kalojnë 400 faqe këmbëngul se rasti përbën një "shkelje të së drejtës së shprehjes së lirë" dhe "të drejtës për zgjedhje të lira". Ajo paralajmëroi se çdo vendim që mbështet mbylljen e partisë do të ishte barabar me anullimin e fitores së saj në një zgjedhje demokratike.

Zyrtarët e lartë të Brukselit kanë paralajmëruar gjithashtu se rasti mund të pengojë ofertën e anëtarësimit të Turqisë. Debatet e këtj tipi i takojnë kutisë së votimit dhe jo sallës së gjyqit, sipas komisionerit të zgjerimit të BE, Olli Rehn.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment