01/07/2008
Franca ka njoftuar një numër projektesh ambicioze për të cilët do të kërkojë miratim gjatë presidencës së saj gjashtë-mujore të rradhës të BE.
(DPA, BBC - 27/06/08; AFP, The Economist - 26/06/08; EurActiv, Euobserver - 25/06/08; EurActiv - 20/06/08)
![]() Shiritat blu dhe yjet e artë që përfaqësojnë flamurin e BE, ndriçojnë kullën Eifel për të shënuar nisjen e presidencës së BE të Francës. Presidenti francez Nikolas sarkozi mori kryesimin e BE të martën (1 korrik). [Getty Images] |
Franca mori përsipër presidencën gjashtë-mujore të rradhës së BE nga Sllovenia të martën (1 korrik) me projekte ambicioze në energjinë dhe mjedisin, imigracionin, mbrojtjen dhe bujqësinë që kryesojnë axhendën e saj.
Por presidenti francez Nikolaz Sarkozi mund të ndeshë vështirësi për të fituar mbështetjen e bllokut 27-vendesh për to pas votës 'jo" irlandeze për Traktatin e Lisbonës.
Parisi ka sinjalizuar se mund të kërkohen diskutime të reja mbi kartën për ta kthyer trenin evropian përsëri në shina.
"Një përparësi kryesore e presidencës frënge është pra të përgatisë zbatimin e Traktatit të Lisbonës që gjithsecili tani shpreson të hyjë në fuqi janarin tjetër," shkroi kohët e fundit ministri francez i çështjeve evropiane Zhan-Pierr Zhoje në revistën World Policy.
Sarkozi do të udhëtojë në Dublin në 11 korrik për të mësuar drejtpërsëdrejti arsyet prapa kundërshtimit irlandez të dokumentit i cili parashikon për reforma kritike institucionale për ta bërë Bashkimin që zgjerohet më të efektshëm.
"Një pjesë e rëndësishme e punës së presidencës frënge [të BE] do të kthejë prapa në shina 27 [vendet anëtare]," citoi Zhoje raporti i AFP.
Kryeministri irlandez Brajan Kouen ka gjasa të propozojë rrugët për trajtimin e problemit në tetor. Irlanda është i vetmi vend anëtar i BE kushtetuta e të cilit mandaton vënien në refrendum të traktateve. Karta kërkon ratifikimin nga të gjithë 27 vendet anëtare.
Ndërkohë, Sarkozi do të kërkojë miratimin e BE për një seri masash klimatike e të energjisë të propozuara më parë nga Komisioni Evropian që parashikojnë një reduktim drastik të emetimeve të gazeve të efektit të serës dhe liberalizimin e tregut energjitik të Bashkimit.
"Liberalizimi i tregut nuk mund të bëhet pa patur së pari një vizion strategjik të politikës së furnizimit të energjisë në BE," tha Zhoje.
Kreu francez do të nxisë për një "pakt evropian mbi imigracionin dhe azilin", për të goditur imigrantët ilegalë ndërsa inkurajon të huajt e rinj që vijnë.
Disa analistë, megjithatë, dyshojnë se plani do të japë ndonjë rezultat me kuptim. "Mundësia kryesore për shqetësim është se pakti i imigracionit do të ritheksojë një qasje shumë kufizuese, të tillë si kthimet e detyruara," citonte BBC Kris Pollet të zyrës së Amnesty International të BE, të thoshte.
Sarkozi ka treguar se ai do të ndiqte planin për të krijuar një forcë të armatosur të BE prej 60,000 vetësh. Por analistët besojnë se atij mund t'i duhet ta modifikojë ofertën e tij për të bindur votuesit irlandezë në rast të një referendumi të dytë.
Votuesit irlandezë përmendën frikën se karta e BE do të pengonte neutralitetin e vendit të tyre si një nga kundërshtimet kryesore ndaj dokumentit.
Sarkozi do t'i japë një shtytje të mëtejshme projektit të Bashkimit Mesdhetar, që ka për qëllim rregullimin e marrëdhënieve të BE me një duzinë vendesh: Algjeri, Egjipt, Izrael, Jordani, Liban, Marok, Territoret Palestineze, Siri, Tunizi dhe Turqi.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes