Bullgarët e rumunët ndeshen me çmimet e larta të shërbimeve

01/07/2008

Çmimet e elektricitetit dhe gazit u rritën të martën në Bullgari e Rumani. Bullgarët gjithashtu panë rritjen e kostos së ngrohjes qendrore dhe transportit publik.

(Reuters, bTV, Standart, Nine O'clock - 01/07/08; Dnevnik, Rompres, Mediafax - 30/06/08; The Sofia Echo - 27/06/08; Reuters, AP, Mediapool, The Sofia Echo - 26/06/08)

photo

Qeveria e Bullgarisë njofton rritje të larta në çmimet e kontrolluara nga shteti të elektrikut dhe ngrohjes për të kompensuar rritjen ndërkombëtare të kostove të karburantit. [Getty Images]

Familjet bullgare do të paguajnë mesatarisht 14% më shumë për elektricitetin që nga e marta (1 korrik). Ngrohja, gazi dhe transporti publik gjithashtu rritin çmimet në vendin më të varfër të BE. Më tej akoma, çmimi i një bilete për një rrugë në transportin publik arriti në 43% në Sofje.

Duke njoftuar çmimet e reja të energjisë, rregullatori i energjisë i vendit tha javën e shkuar se rritja erdhi nga rritja e kostove ndërkombëtare të karburantit por çmimet qenë më të ulta se ato të kërkuara nga kompanitë e sh\ërbimeve. Kompania bullgare e gazit Bulgargaz, nxiti për një rritje 19.6% të gazit natyror. Komisioni Shtetëror i Rregullimit të Energjisë dhe Ujit (SEWRC) miratoi vetëm një rritje 5.16%.

Mesatarja 14% e çmimit të elektrikut ishte gjithashtu 4% më e ulët se ajo e konsideruar fillimisht nga rregullatori, tha kreu i SEWRC Konstantin Shushelov të enjten. Nga tre shpërndarësit e ndryshëm të elektricitetit që operojnë në vend, E.ON fitoi miratimin për rritjen më të lartë 17.7%.

Bullgarët do të paguajnë gjithashtu një mesatare 13% më shumë për ngrohjen qendrore duke filluar nga e marta. Banorët e qytetit verior Ruse hasin rritjen më të lartë, 19.4%.

Të martën, Kompania Bullgare e Hekurudhave rriti çmimet e biletave të trenit me 9.19%, duke pasuar një masë nga linjat e autobuzëve të cilat gjithashtu ja kaluan udhëtarëve rritjen e tyre të kostos.

Rritja e çmimit të energjisë ka shkaktuar shqetësime mbi presionin e mëtejshëm të çmimeve të konsumit, të cilat u rritën me një rekord 15% nga viti në vit, në maj. Bullgarët parashikojnë se duhet të shkurtojnë shpenzimet e tjera duke përfshirë ushqimin, për të përballuar një pushim veror.

Shqetësime të ngjashme u ngjitën në Rumani, ku çmimet e gazit të rregulluara nga shtti u ngritën me 12.5% të martën ndërsa ato të elektricitetit me 4.4%. Ngritja më e fundit e çmimeve të gazit natyror ishte në shkurt, me 8.5%, sipas agjensisë shtetërore të lajmeve, Rompres.

Ajo citoi Autoritetin Kombëtar të Rregullimit të Energjisë (ANRE) të justifikonte ngritjen nga rritja e çmimeve të blerjes së gazit nga janari në gusht. Agjensia kërkon gjithashtu të sigurojë vazhdimësinë në sigurimin e gazit natyror dhe bërjes së rezervave për dimrin.

Raportet sugjerojnë se E.ON Gas dhe Distrigaz Sud, dy shpërndarësit më të mëdhej të gazit në Rumani, kanë shtyrë për një rritje 25%, më shumë se dyfishi i atyre që rregullatorët kanë miratuar. Ngritja e fundit e çmimit të elektricitetit në Rumani ishte në prill 2007, kur çmimet u rritën me rreth 4% mesatarisht.

Sipas së përditëshmes rumune në gjuhën angleze Nine o'clock, çmimet më të larta të shërbmieve ka gjasa të rritin çmimet e sendeve ushqimore nga 5 në 15%. Pronarët e hoteleve në vendpushimet bregdetare të Rumanisë ka gjasa të rritin çmimet e dhomave me deri në 30%.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading