Ekspertët thonë se Maqedonia ka nevojë për depo të sigurt e të përherëshme të mbetjeve bërthamore

26/06/2008

Komuna e Sopiste, Maqedoni po bllokon ndërtimin e një depo të mbetjeve bërthamore në territorin e saj. Rregullat ndërkombëtare e detyrojnë vendin të ndërtojë një strukturë të përherëshme.

Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup -- 26/06/08

photo

Punëtorët tani i mbledhin mbeturinat në pirgje të përkohëshme. [Getty Images]

Maqedonia, sipas rregullave ndërkombëtare që zbatohen ndaj vendeve me mbetje bërthamore, duhet të ndërtojë një depo për të ruajtur materialet radioaktive. Megjithatë, kundërshtimi prej banorëve të vendeve të mundëshme ka penguar vendin nga përmbushja e kërkesës. Lufta për të gjetur një vend për depon ka vazhduar për pesë vjet.

Rasti më i fundit që tërhoqi vëmendjen publike është ai i komunës së Sopiste, jashtë Shkupit, që refuzon të lejojë ndërtimin e një depoje në territorin e vet.

Struktura do të ruante mbetjet nga njësitë që përdorin elemente radioaktive të tilla si rrufepritësat e vjetër apo mbetjet laboratorike dhe të rrezeve X. Aktualisht, depo të përkohëshme në vende të pasigurta urbane dhe posaçërisht terrenet e Institutit Brazing dhe të ish Qendrës Radioizotopike, përbëjnë mbetjet radioaktive të vendit.

Burime të Drejtorisë së Sigurisë Radioaktive thonë se këto njësi të përkohëshme përputhen me standardet e sigurisë por ekspertët e pavarur thonë se ato nuk duhen vendosur në zonat e banuara.

Drejtoria thotë se është e nevojshme një depo e përherëshme 50 metra katrore për 100 vjetët e ardhshme dhe se vendi duhet të jetë 10 deri 15 km larg një vendbanimi.

Çdo strukturë e tillë duhet të përputhet me rregullat ndërkombëtare. Muret e betonit të depos duhet të jenë 1 metër të trasha. Transporti i mbeturinave duhet të bëhet me makina të posaçme ose konteinerë plumbi me qëllim që të bllokojë radiacionin nga tejkalimi i 0.25 mikrosievert (μSv) për orë, kufiri i epërm për radiacionin ionizues në Maqedoni.

Maqedonia duhet të menazhojë mbetjet bërthamore në kuadrin e marrëveshjes së stabilizimit dhe shoqërimit me BE. Për më tepër, në 1995, Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) e ngarkoi Maqedoninë me përgjegjësinë e ndërtimit të një depoje të mbeturinave radioaktive, gjë që mbetet e pakryer.

Në 2005, zyrtarët u orvatën të caktonin një vend pranë aeroportit Petrovec, por banorët aty pranë gjithashtu e penguan ndërtimin. Më parë këtë muaj, këshilli i komunës Sopiste vendosi të ndalojë të gjitha veprimtaritë lidhur me mbetjet radioaktive pasi mori informacion rreth ndërtimit të mundshëm të një depoje në territorin e vet.

"Sopiste është deklaruar një komunë e pastër ekologjike dhe ajo kremton Ditën e Tokës, pra ajo nuk do të lejojë ndërtimin e një vendi të tillë ku liqeni Kozjak, lumi Treska dhe tokat e gjuetisë së Jasen, janë caktuar; pra atje ku ka një mjedis të paprekur natyror," tha kryebashkiaku Ljupço Miçkovski-Kec.

Drejtoria thotë se ka ende për të zgjedhur një vend dhe se po pret udhëzimet nga IAEA.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading