25/06/2008
Nënkryeministrja kroate Gjurgja Adlesiç, për vendin e saj politikania e rangut më të lartë ndonjëherë që viziton Afganistanin, u takua me trupat kroate që shërbejnë në misionin ISAF.
Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 25/06/08
![]() Ka më tepër se 300 personel të ushtrisë kroate që shërbejnë në Afganistan. [Getty Images] |
Nënkryeministrja kroate Gjurgja Adlesiç u kthye në Zagreb në fundjavë pas një vizite pesë-ditore në Afganistan ku ajo u takua me zyrtarët afganë dhe vizitoi trupat kroate.
Adlesiç është zyrtarja më e lartë kroate që viziton trupat e vendit të vet në misionin e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurimit (ISAF) në Afganistan. Janë më tepër se 300 kroatë që shërbejnë atje.
Adlesiç u takua me presidentin afgan Hamid Karzai në Kabul dhe me kreun e agjensisë së mjedisit dhe rindërtimit Princin Mostafa. Karzai theksoi rëndësinë e pranisë ushtarake kroate në Afganistan dhe vlerësoi ushtarët. Ai përshëndeti njoftimin se Kroacia do të vazhdojë të ketë trupa në terren në misionin ISAF. Të dy ata diskutuan gjithashtu bashkëpunimin e ndërsjelltë ekonomik.
Nga që Kroacia do të bashkohet me NATO-n vitin tjetër, prania e vendit në misionet paqeruajtëse anembanë globit po rritet. Afganistani është është një nga zonat më të rëndësishme ku shërbejnë ushtarët e saj dhe përvoja e tyre në misionin ISAF është konsideruar shumë e vlefshme.
Adlesiç kaloi tre ditë në kampin ushtarak kroat në Afganistan dhe shqyrtoi projektet humanitare të vendit. Ajo vizitoi gjithashtu një kopësht fëmijësh që ushtarët kroatë e sponsorizuan dhe rindërtuan.
Vizita e saj në Afganistan u mbajt e fshehtë deri sa ajo u kthye në atdhe. Media nuk e mbuloi udhëtimin e saj për arsye sigurie.