Kosova nuk do të ketë ushtri, thotë de Hoop Shefer

24/06/2008

"KFOR është këtu; ai është këtu për të qëndruar," tha shefi i NATO-s Jaap de Hoop Shefer gjatë një vizite në prishtinë të hënën.

Nga Blerta Foniqi-Kabashi për Southeast European Times në Prishtinë -- 24/06/08

photo

Shefi i NATO-s Jaap de Hoop Shefer (në mes) dhe komandanti i KFOR gjenerali Ksavie Bu dë Marnhak (djathtas) në Prishtinë të hënën (23 qershor). [Laura Hasani]

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Shefer njoftoi të hënën (23 qershor) në Prishtinë se Forca e re e Sigurisë së Kosovës, më tepër se të jetë një ushtri, do të ketë "detyra specifike".

"NATO do të drejtojë transformimin e Trupave të tanishme të Mbrojtjes së Kosovës dhe krijimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës që do të ketë 2,500 anëtarë dhe rreth 800 anëtarë rezervë me detyra të posaçme," tha de Hoop Shefer në një konferencë shtypi në Prishtinë pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryetarin e parlamentit Jakup Krasniqi.

De Hoop Shefer spjegoi se vendimi për personelin erdhi nga NATO. "Unë besoj se ne do të kemi një forcë shumëetnike nën mandatin e KFOR," parashikoi ai.

Ai vuri në dukje se në qoftë se situata bëhet e brishtë, NATO do të riforcojë misionin e vet në Kosovë. Ai e përshkroi detyrën e KFOR me 16,000 forca si garanci për paqen dhe sigurinë si për komunitetet e shumicës dhe të pakicës.

"KFOR është këtu; ai është këtu për të qëndruar. KFOR ka një mandat dhe trupat e duhura dhe në qoftë se është e nevojshme, KFOR ka riforcime," tha de Hoop Shefer.

Sa për misionin e ri civil ndërkombëtar në Kosovë, shefi i NATO-s tha se ai kërkonte për bashkëpunim midis OKB dhe BE ashtu dhe me NATO. "Këtë herë, është shumë e rëndësishme të ketë bashkëpunim midis të gjitha organizatave ndërkombëtare," tha ai.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Unë kam besim se pas këtyre bisedimeve, ne do të kemi një marrëdhënie më të mirë," vazhdoi ai, duke shtuar se më së fundi stafi i UNMIK do të reduktohet dhe është e rëndësishme që KFOR mbetet nën mandatin e vet duke punuar me të tjera organizata.

Nga ana tjetër, ai kundërshtoi perspektivën e një Kosove të ndarë, duke thënë "çdo formë ndarjeje nuk është një opsion".

De Hoop Shefer tha se forcat paqerruajtëse të kryesuara nga NATO në Kosovë do të vazhdojnë të punojnë brenda pushtetit të tyre të përcaktuar nga rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit.

Ai e përshkroi pozitën e NATO-s në statusin e Kosovës, si neutrale. "Njohja nuk është puna jonë. Ne kemi anëtarë të NATO-s që e kanë njohur Kosovën dhe anëtarë që nuk e kanë njohur, por ajo që është e rëndësishme të dihet është se të gjithë aleatët e NATO-s janë në KFOR dhe do të qëndrojnë atje," tha de Hoop Shefer.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment