Pikpamja e serbëve të Kosovës për kushtetutën e re varet nga vendndodhja e tyre

20/06/2008

Kushtetuta e re e Kosovës që hyri në fuqi në 15 qershor ka ndezur reagime të ndryshme midis serbëve të Kosovës dhe opinioni i tyre varet kryesisht nga vendodhja e banimit të tyre në Kosovë.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 20/06/08

photo

"Ngritja e një asambleje serbe është një shenjë që komuniteti serb nuk ka ndërmend të hyjë në konflikte," tha ministri serb për Kosovën dhe Metohinë, Slobodan Samarxhiç. [Getty Images]

Serbët nga veriu i Kosovës, që kanë lidhje të ngushta ekonomike e gjeografike me Serbinë, kanë njoftuar se nuk do t'i binden kushtetutës së re apo ligjeve të rrjedhura prej saj. Nebojsha Joviç, një nga krerët serbë nga Kosova e veriut, që ka komunat më të mëdha serbe, tha se njohja e kushtetutës së Kosovës do të thoshte njohje e pavarësisë së shtetit të ri, që Beogradi i kundërvihet me vendosmëri.

Joviç njoftoi gjithashtu se në 28 qershor, serbët e Kosovës do të shpallin asamblenë e tyre në Kosovë që do të jetë një përgjigje për kushtetutën e miratuar nga Prishtina.

Megjithatë, serbët që jetojnë në Kosovën qendrore e jugore, rrethuar nga komunat shqiptare thonë se do të ishte e pamundur të shpërfilleshin disa pika të kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të dala prej saj.

Kushtetuta mandaton se serbët e Kosovës do të duhet të përftojnë karta të reja identiteti, pasaporta, dëshmi shoferi, leje për targat etj. Shpërfillja e këtyre pikave do të shpinte në izolimin e plotë të serbëve në enklavat e tyre në Kosovën qendrore dhe jugore. Rreth 60% e 130,000 serbëve të Kosovës jetojnë në këto enklava.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar Serb të Kosovës Qendrore, Rada Trajkoviç ka thënë se serbët e Kosovës duhet t'u binden ligjeve të reja dhe kusdhtetutës ose të bëhen gati për konflikte të përditëshme me ligjin dhe autoritetet e Prishtinës.

Trajkoviç shtoi se serbët mund të mos e pranojnë kurrë pavarësinë e Kosovës, por atyre prapë ju duhet të zbatojnë ligjin. Do të duheshin mbështetje të konsiderueshme nga komuniteti ndërkombëtar dhe Beogradi për të ndihmuar serbët e Kosovës të kapërcenin situatën e re, tha ajo.

Ministri serb për Kosovën dhe Metohinë, Slobodan Samarxhiç mbrojti vendimin për të formuar një asamble serbe të Kosovës. "Ngritja e një asambleje serbe është një shenjë që komuniteti serb nuk ka ndërmend të hyjë në konflikte por do të rregullojë jetën e vetnë përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe kushtetutën serbe," tha ministri.

Por Trajkoviç beson se formimi i kësaj asambleje do të ketë vetëm rëndësi psikologjike jo legjislative, në Kosovë.

"Kjo mund të jetë një shenjë se ne jemi bërë të organizuar dhe po i përgjigjemi situatës së re, por në kuptimin legjslativ dhe ekzekutiv, asambleja nuk do të thotë asgjë sepse ajo nuk do të jetë një institucion dhe njerëzit në të nuk do të jenë në gjendje të ngrenë legjitimitetin e tyre lokal në nivelin e Kosovës," tha Trajkoviç.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading