19/06/2008
Një grup entusiastësh francezë të aviacionit restauruan një transportuesh trupash C-47 të Luftës së Dytë Botërore dhuruar nga BiH dhe e ekspozuan atë në përkujtimin e Ditës D në Normandi.
Nga Antonio Prlenda për Southeast European Times në Mervijë, Francë – 19/06/08
![]() Më tepër se 3,000 vetë ndoqën paraqitjen e transportuesit të restauruar C-47 në Normandi. [Antonio Prlenda] |
Një ditë pas 64-vjetorit të zbarkimit të Aleatëve në Normandi, një grup entusiastësh të aviacionit paraqitën zyrtarisht një transportues trupash C-47 dhuruar ng Bosnje dhe Herzegovina (BiH) qytetit francez Mervijë.
Autoritetet e BiH ja dhanë reliken Francës në fund të nëntorit 2007 si shenjë mirënjohjeje për përpjekjet paqeruajtëse franceze gjatë dhe pas konfliktit 1992-1995. Dashamirët e aviacionit, kryesuar nga kryetari i bashkisë i Mervijë, Olivier Paz, restauruan aeroplanin dhe ngjyrat e Forcave të Aramatosura Ajrore të SHBA që kishte kur mori pjesë në zbarkimin e 6 qershorit të Ditës D.
"Populli i Normandisë nuk do ta harrojë kurrë zbarkimin e Aleatëve në 1944 dhe çlirimin e Evropës... [aeroplani] do të simbolizojë miqësinë midis Francës, SHBA she BiH," tha Paz në ceremoninë e 7 qershorit.
Anëtari i presidencës së BiH Zheljko Komsiç ndoqi ceremoninë me më tepër se 3,000 spektatorë nga e gjithë Evropëa. Merrnin pjesë gjithashtu dy pjesëtarë të ekipeve të C-47 të Luftës së Dytë Botërore dhe familjet e tyre.
Komsiç tha se aeroplani do të ishte një "simbol i rezistencës së përbashkët ndaj fashizmit dhe i luftës së popullit të BiH dhe Jugosllavisë së Titos për lirinë".
Avionin e prodhoi fabrika Dagllas në Long Biç, Kaliforni në janar 1944. Ai u bë pjesë e armatës së 9-të të Forcave Ajrore të SHBA dhe mori pjesë në ofensivat e Aleatëve, duke përfshirë Ditën D dhe operacionin në shtator 1944 mbi Anheim, Hollandë. Zjarri armik e goditi aeroplanin disa herë, gati duke e rrëzuar të paktën një herë.
Në fund të luftës, SHBA ja shiti atë një linje ajrore çeke, e cila e përshtati për përdorim civil. Forca ajrore franceze e bleu atë në 1960 por ja shiti në 1973 forcës ajrore jugosllave, që ishte operatori i fundit i avionit. Pasi përfundoi shërbimin e fluturimeve, ai u vu për ekspozim në bazën ushtarake të Rajlovac pranë Sarajevës.
Dashamirët e aviacionit frëng mësuan për ekzistencën e tij pas konfliktit të viteve 1990 në BiH. Me ndihmën e autoriteteve frënge, ata morën miratimin nga presidenca e BiH për ta restaururar dhe ekspozuar përgjithmonë aeroplanin në Francë.