Bullgaria ndërmerr hapa drejt udhëtimit pa viza në SHBA

19/06/2008

Një marrëveshje paraprake në kuadrin e Programit të Heqjes së Vizave, ishte midis marrëveshjeve të nënshkruara gjatë vizitës zyrtare tre-ditore të kryeministrit bullgar Sergej Stanishev në Shtetet e Bashkuara, e cila përfundoi të mërkurën.

(The White House, The Sofia Echo, SNA, Dnevnik, Mediapool, Bulgarian Government - 18/06/08; AFP, DPA, US Department of Homeland Security, The Sofia Echo, SNA, Dnevnik, Mediapool - 17/06/08)

photo

Presidenti i SHBA Xhorxh W. Bush (djathtas) u takua me kryeministrin bullgar Sergej Stanishev të mërkurën (18 qershor) në Shtëpinë e Bardhë. [Getty Images]

Bullgaria nënshkroi një marrëveshje paraprake me Shtetet e Bashkuara këtë javë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes përfundimtare në programin e SHBA për udhëtimin pa viza.

Kryeministri bullgar Sergej Stanishev e quajti marrëbveshjen një "arritje të madhe" në fund të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara, e cila përfshiu bisedime me presidentin Xhorxh W. Bush të mërkurën (18 qershor).

Ministri i jashtëm bullgar Ivajlo Kalfin dhe sekretari i shtetit i sigurisë kombëtare të SHBA Majkëll Çertof nënshkruan të martën një deklaratë të përkohëshme në kuadrin e Programit të Heqjes së Vizave të SHBA. Ajo përshkruan kërkesat që Bullgaria duhet të përmbushë për t'u bashkuar me 27 vendet aziatike dhe evropiane që tashmë janë në program.

"Pres të [përshëndes] udhëtarët e parë pa viza nga Bullgaria," tha Çertof ndërsa refuzoi të thoshte se kur mund të ndodhte kjo.

Stanishev tha të martën se qeveria e tij po punonte tashmë për kërkesën e pasaportave biometrike.

"Sot, prej punës së madhe të kryeministrit, ka patur një arritje të madhe në heqjen e vizave," pohoi Bush pas takimit me Stanishev.

Ai vlerësoi gjithashtu kreun bullgar për luftën kundër korrupsionit. "Unë i kujtova kryeministrit se të gjithë ne kemi një përgjegjësi për të trajtuar korrupsionin," tha ai.

Bush falenderoi Bullgarinë për rolin që ka luajtur në Ballkanin Perëndimor, për "kontributin e saj të madh për të ndihmuar të tjerët të kuptojnë bekimin e lirisë, qoftë në Afganistan apo Irak" dhe për sakrificat e veta.

Të dy krerët diskutuan gjithashtu energjinë bërthamore dhe diversifikimin e furnizimeve të energjisë.

Në bisedimet me sekretarin e energjisë të SHBA Samuel Bodman të martën, Stanishev tha se investitorët e SHBA dueht të ndjekin mundësitë bullgare veçanërisht në energji. Ai shprehu shpresë se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera do të forconin mbështetjen e tyre për projektin e tubacionit NAbucco të përkrahur nga BE që do të transportonte gazin natyror nga deti Kaspik nëpërmjet Turqisë dhe vendeve të Ballkanit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Të martën, Administrata Federale e Aviacionit e SHBA çertifikoi përputhjen e Bullgarisë me standardet ndërkombëtare të sigurisë, duke parandjerë rinisjen e fluturimeve pa ndalesë midis Shteteve të Bashkuara dhe Bullgarisë.

Delegacioni bullgar nënshkroi dy marrëveshje të tjera: një traktat për mospërhapjen e Armëve të Dëmtimit në Masë (WMD) dhe bashkëpunimin e mbrojtjes si dhe një memorandum mirkuptimi midis ministrisë së brendëshme të Bullgarisë dhe departamentit të energjisë të SHBA mbi trafikimin e materialeve bërthamore e radioaktive.

Përveç Kaldfin, delegacioni bullgar përfshinte ministrin e ekonomisë dhe të energjisë Petar Dimitrov dhe ministrin e mbrojtjes Nikolai Tsonev.

Stanishev u takua gjithashtu me sekretarin e mbrojtjes Robert Gejt dhe kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelosi, midis zyrtarëve të tjerë të SHBA.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment