Vëzhguesit thonë se rivotimi në Maqedoni ishte një "përmirësim i konsiderueshëm"

18/06/2008

Vëzhguesit e huaj dhe vendas ja veshën përmirësimin e rivotimit të 15 qershorit në Maqedoni pranisë së dendur policore

Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup -- 18/06/08

photo

Një rivotim u mbajt në rreth 200 qendra votimi të dielën (15 qershor). [Tomislav Georgiev]

Ende të papërsosura, por një përmirësim ndaj zgjedhjeve të 1 qershorit, ishte karakterizimi i përgjithshëm i rivotimit të pjesshëm të së dielës (15 qershor) në Maqedoni. Katër qendra votimi do të shohin një tjetër rivotim në 29 qershor për shkak të vazhdimit të parregullsive. Misioni i OSBE tha se 15 qershori "u dha mundësi votuesve në zonat e prekura nga parregullsi serioze në 1 qershor, për të shprehur vullnetin e tyre në një mjedis të sigurtë dhe përgjithësisht më të qetë".

Megjithatë, "rastet e tensioneve dhe trëmbjeve mbeten evidente...Veçanërisht, shumë nga ata që shkaktuan shkeljet dhe dhunën lidhur me zgjedhjet e mëparshme mbeten të bëhen përgjegjës."

Qeveria maqedonase kreu rivotimin në 187 qendra votimi në njësinë e parë, të dytë dhe të gjashtë zgjedhore.

Zyrtarët e OSBE pranuan atmosferën më të qetë por bënë fajtor vendin për dështimin ende në standardet bazë të zgjedhjeve. "Zgjedhjet e djeshme treguan përmirësim të shquar lidhur me...sigurinë. Unë shpresoj dhe pres që kjo tregon se vendi është i gatshëm t'u drejtohet rangut të sfidave demokratike që mbeten," tha të hënën koordinatorja e posaçme e vëshguesve afat-shkurtër të OSBE, Pia Kristmas-Moller.

"Më shumë duhet bërë nga institucionet e shtetit ...duke përfshirë heqjen e aktivistëve të partisë nga funksionet e larta policore. Përndryshe, kultura e mosndëshkimit që mbizotëron në zonat ertnikisht shqiptare, do të vazhdojë dhe do të kërkohet një prani dërrmuese policore" në zgjedhjet e ardhëshme, tha ambasadori i SHBA Robert Barri, kreu i misionit afat-gjatë vëzhgues të OSBE/ODIHR.

Ambasada e SHBA në Maqedoni ndërhyri gjithashtu në çështjen. "Ne përgëzojmë autoritetet e zbatimit të ligjit për sjelljen e tyre të efektshme dhe profesionale dhe për gatishmërinë e tyre për të zbatuar ligjin, lidhur me aktet e dhunës dhe trëmbjes pranë qendrave të votimit," tha ambasadorja e SHBA në Maqedoni, Xhilian Milanoviç në një deklaratë të shkruar.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Shoqata e Qytetarëve MOST e cila solli më shumë vëzhgues në votim, vlerësoi rivotimin si paqësor, ndonëse me një prani të rëndë policore. Megjithatë, ajo raportoi shkelje serioze të rregullave zgjedhore.

"Vëzhguesit e MOST vunë re një numër të konsiderueshëm rastesh të votimit në familje dhe votimit pa dokumentet e duhura, shumica në zonën e gjashtë zgjedhore," tha presidenti i MOST, Darko Aleksov.

Parregullitë e vëzhguara të tilla si votat e vjedhura do të detyrojnë një rivotim të dytë në katër qendra votimi që shërbejnë për 3,000 votues. Ky rivotim potencialisht mund të përcaktonte një vend parlamentar.

Sipas rezultateve të njoftuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, koalicioni Për një Maqedoni më të Mirë, kryesuar nga VMRO-DPMNE, do të ketë 63 vende në parlamentin e ardhshëm. Koalicioni Dielli për Evropën do të ketë 27 përfaqësues; Bashkimi Shqiptar për Integrimin do të ketë 18; dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve do të ketë 11 përfaqësues. Kreu i Partisë për të Ardhmen Evropiane, Fiar Canovski, do të ketë një vend.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment