Kotooshu i Bullgarisë, evropiani i parë që fiton çmimin më të lartë të sumos

09/06/2008

Mundësi bullgar i sumos Kotooshu u bë evropiani i parë që fiton Turneun e Madh të Verës, me mjaft emër, në Tokio, muajin e kaluar dhe është tani një hap më pranë marrjes së rangut të tij më të lartë sportiv.

(Guardian, AP, SNA - 26/05/08; Daily Yomiuri - 25/05/08; AFP, Sofia Echo - 24/05/08)

photo

Mundësi bullgar i sumos Kotooshu merr trofeun pas fitimit të Turneut të Madh të Verës muajin e kaluar në Tokio. [Getty Images]

Në më pak se gjashtë vjet pas hyrjes së tij në mundjen sumo, mundësi bullgar i sumos Kotooshu u vë evropiani i parë që fiton Turneun e Madh të Verës në Tokio dhe që merr kupën e perandorit, çmimi më i madh në sportin e lashtë.

"Më së fundi, ja arrita," u tha gazetarëve Kotooshu, lindur Kalojan Mahljanov, pasi ai e kapi titullin një ditë përpara ndeshjes së tij finale në 25 maj. "Nuk mund të gjej fjalë për të shprehur ndjenjat e mija."

Bullgari 25 vjeçar triumfoi me 14 fitore gjatë 15 ditëve, duke mposhtur dy pjesëmarrësit me rang më të lartë në veprimtari, mongolin jokozuna Asashorju dhe Hakuho. Kotooshu pësoi vetëm një humbje, nga Aminishiki me një rang më të ulët.

I ati krenar i mundësit, Stefani, ishte në Tokio për të parë ndeshjet. Ulur në stadiumin e mbushur plot Kokugigan, ai tundte një flamur të vogël bullgar dhe shtrëngonte duart me dhjetra spektatorë të tjerë.

Në qytetin e tij të lindjes Xhuljunica, e ëma e Kotooshut nuk la pa parë asnjë ndeshje në TV. Ajo dhe shoqet e saj janë tani një lloj ekspertësh të sumos, sipas një shoqeje të saj.

Kotooshu ka admirues të rangut të lartë. Presidenti bullgar Georgi Parvanov i dërgoi një letër urimi atletit 202 cm të gjatë, që tani është ambasador i vullnetit të mirë të BE që nga viti i kaluar. Ish presidenti francez Zhak Shirak, që thuhet se është një nga tifozët më të mëdhej të Kotooshu, hëngri darkë me mundësin bullgar në Japoni disa vite më parë.

Në moshën 14 vjeç, Kotooshu u bë një mundës greko-romak. Ai fitoi një kampionat evropian po kaloi në sumo, duke debutuar në nëntor 2002.

Kotooshu fitoi gradën e ozeki, kategoria e dytë e lartë në sumo, në janar 2006. Marrja e titullit në Tokio hapi rrugën për ngritjern e tij në jokozuma pas pengimit nga një dëmtim dy vjet më parë. Një fitore në Turneun e Madh të Nagojës muajin tjetër do të forcojë ndjeshëm shanset e Kotooshu për avancim.

Menazheri i tij paralajmëroi se arritja e këtij qëllimi do të kërkonte përpjekje të mëtejshme. Sadogatake tha se: "Në qoftë se ai nuk vazhdon kështu dhe nuk bëhet mendërisht më i fortë, ai nuk do të jetë në gjendje të synojë për gjëra më të larta."

Të tjerë atletë të Ballkanit janë shquar në sporte të ngjashme në vitet e fundit.

Lista përfshin dy boksierët e peshës super të mesme: Kreshnik Qato i Shqipërisë, një kampion botëror dhe i Evropës Juglindore dhe Luçian Bute i Rumanisë i cili renditet i katërti në këtë kategori në listën e Federatës Botërore të Boksit për marsin 2008.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Një tjetër sportist popullor është ish polici kroat i kthyer në kikboksjer dhe artist i arteve të përzjera marciale Mirko "Kro Kop" Filipoviç. Kolegu i tij rumun Stefan Kojoçnean, vendosi rekord botëror në konkurimin e 14-të të kikboksit "Pamundësia e Sfidës" në Dakau, Gjermani, në fund të marsit.

Kampionët turq të taekvondo, Bahri dhe Azize Tanrikulu që janë vëlla e motër, shpresojnë të dy t'u shtojnë medalje të arta olimpike koleksioneve të tyre në Pekin.

Bullgaria, Greqia dhe Turqia mund të dërgojnë deri në 15 ngritës peshash në Lojrat e Pekinit në gusht, në të cilat Halil Mutlu i Turqisë shpreson të fitojë medaljen e artë olimpike të katërt me rradhë.

(Në këtë artikull kontribuan Ajhan Shimshek, Manjola Hala dhe Alina Bandila.)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment