Mali i Zi merr planin e BE për udhëtimin pa viza

30/05/2008

Mali i Zi mori listën e kërkesave që duhet të përmbushë me qëllim që të heqë regjimin e vizave me BE. Vendi shpreson të jetë pa viza deri vitin e ardhshëm.

Nga Nedjeljko Rudoviç për Southeast European Times në Podgoricë - 30/05/08

photo

"Ne do qasemi detyrimeve me shumë përgjegjësi. Jo për shkak të mbikqyrjes së BE por për shkakun tonë," tha ministri i jashtëm malazes Milan Roçen. [Getty Images]

Drejtori i Komisionit Evropian (KE) për Ballkanin Perëndimor, Pierr Mirel ishte të mërkurën (28 maj) në Malin e Zi ku ai i paraqiti planin për dhënien fund të regjimit të vizave të vendit me BE, ministrit të jashtëm Milan Roçen. Mirel tha se ai shpreson se vendi merr një kurs të shpejtë për heqjen e kërkesave të vizave me Bashkimin.

"Përparimi i Malit të Zi do të varet...nga ajo se sa shpejt qeveria përmbush kërkesat. Ne mendojmë se ato janë realiste dhe mund të arrihen në një afat kohor realist," tha zyrtari i KE.

Plani udhëzues përshkruan kërkesat që Mali i Zi duhet të përmbushë për të lejuar shtetasit e vet të udhëtojnë pa vizë në vendet e zonës Shengen, 22 vende anëtare të BE plus Norvegjinë dhe Islandën. Zyrtarët malazezë thonë se presin të përfshihen në zonën Shengen në 2009.

Kërkesat kryesore janë për të përmirësuar sigurinë e pasaportave, forcimi i bashkëpunimit me fqinjët në çështjet e sigurisë dhe gjyqësorit, rritja e sigurisë në pikat kufitare dhe intensifikimi i luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe migrimit të paligjshëm.

Mali i Zi nisi lëshimin e pasaportave biometrike më parë këtë muaj dhe po zbaton një sistem kontrolli kufitar me ndihmën e qeverisë së SHBA.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sfida kryesore që përball vendi është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjithë raportet e KE e përmendin këtë si dobësi. Mali i Zi, i cili ka një nam për ndëshkimin e rrallë të atyre të akuzuar me korrupsion, është nën presion për të lëvizur përtej retorikës dhe për të arritur objektivat e veta.

"Se sa shpejt do të shkojmë përpara do të varet nga vetja jonë. Të gjitha agjensitë do të duhet të punojnë shumë," tha Roçen pas marrjes së planit udhëzues. Ai tha se qeveria është tani nën kontrollin e KE dhe të publikut malazes. "Ne do t'i qasemi detyrave në mënyrë shumë të përgjegjëshme. Jo për shkak se BE po na mbikqyr por për shkakun tonë."

Sipas ministrit, përmbushja e kërkesave të planit udhëzues do të përmirësojë marrëdhëniet e vendit me fqinjët, të cilat nga ana e tyre do të forcojnë bashkëpunimin rajonal.

Përfaqësuesit e vendit të vogël mesdhetar shpresojnë gjithashtu të bëhennjë kandidat për anëtarësimin në BE, vitin tjetër. Mali i Zi nënshkroi marrëveshjen e stabilizimit dhe shoqërimit me BE në tetor 2007 dhe qevreria njoftoi gjatë vizitës së Mirel se do të paraqesë aplikimin për anëtarësim këtë vjeshtë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment