30/05/2008
I dërguari i OKB në Qipro tha të enjten se ishte i inkurajuar nga "nisma dhe angazhimi" që krerët grek qipriot dhe tuk qipriot kanë treguar në përpjekjet për t'i dhënë fund ndarjes së gjatë me dekada të ishullit.
(Turkish Press - 30/05/08; AP, UN News Centre, CNA, Cyprus Mail, Financial Mirror, Xinhua, Turkish Daily News - 29/05/08; DPA - 28/05/08)
![]() Presidenti qipriot Demetris Kristofias (djathtas) dhe kreu turk qipriot Mehmet Ali Talat (majtas) shtrëngojnë duart pas një takimi në rezidencën e Përfaqësuesit të Posaçëm të OKB, Taje-Bruk Zerihun ( në mes), javën e fundit. [Getty Images] |
I dërguari i lartë në Qipro vlerësoi të enjten (29 maj) krerët grek qipriot dhe turk qipriot për vendosmërinë që kanë treguar drejt ringjalljes së procesit të paqes mbi ishullin e tyre të ndarë.
"Zhvillimet e fundit na japin ne shumë arsye për shpresë," tha në një konferencë shtypi në Nikosia, Taje-Bruk Zerihun, i cili kryesoi misionin e OKB në Qipro më parë këtë muaj.
Vullneti politik që presidenti qipriot Demetris Kristofias dhe kreu turk qipriot Mehmet Ali Talat kanë treguar deri tani ka krijuar një klimë të re në Qipro dhe vrulli duhet të mbahet, vuri në dukje ai.
"Ne jemi të inkurajuar...nga nisma dhe angazhimi që të dy krerët kanë treguar," theksoi Zerihun.
Në 21 mars, Kristofias dhe Talat ranë dakord të ngrenë grupe pune dhe komitete teknike përpara se të nisin bisedimet e plota të paqes të sponsorizuara nga BE në qershor.
Të dy krerët u takuan në Nikosia në 23 maj për të vlerësuar përparimin por nuk mundën të binin dakord mbi një datë të saktë për negociatat. Duke folur më pas, Talat tha se Kristofias kishte "pikpamje të ndryshme" në se bisedimet mundej ende të fillonin në qershor.
Të dy krerët "riafirmuan angazhimin e tyre ndaj një federate bi-zonale, bi-komunale me barazi politike siç përcaktohej nga rezolutat e duhura të Këshillit të Sigurimit," thoshte një deklaratë e përbashkët pas takimit. "Ky partneritet do të ketë një qeveri federale me një personalitet të vetëm ndërkombëtar, si dhe një shtet përbërës turk qipriot dhe një shtet përbërës grek qipriot, që do të jenë me status të barabartë."
I pyetur në se ishte realiste të pritej që bisedimet të nisnin muajin tjetër, Zerihun tha të enjten se procesi po lëviz qartazi në atë drejtim.
Kristofias dhe Talat "do të jenë ata që do të përcaktojnë shkallën në të cilën kjo është realiste apo jo", tha ai. "[Pas] katër dekadash apo më shumë, unë mendoj se një muaj këtu, një muaj atje, nuk do të përbënte një problem."
Ndërsa përshkruante të dy krerët si "mjeshtra" të procesit drejt një zgjidhjeje tërësore, Zerihun u zotua se OKB do të ndihmojë ata në arritjen e këtij qëllimi.
Komisioneri presidencial qipriot George Iakovu tha se gjashtë grupe pune dhe shtatë komitete teknike bënë përparim por duhet bërë më shumë. Ai vuri në dukje përmirësimet në "çështjet e mprehta të së kaluarës, duke përfshirë ekonominë dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, çështje kushtetuese dhe [probleme] të tjera që përfshijnë rendin", në komentet pas bisedimeve me ministren e jashtme greke Dora Bakojanis.
Kristofias dhe Talat do të takohen përsëri në gjysmën e dytë të qershorit. Po dalin zëra se nisja e procesit mund të mos ndodhë deri në shtator.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes