BE kërkon reformë gjyqësore në Turqi

29/05/2008

BE theksoi reformat gjyqësore në Turqi, në një takim të martën në Bruskel. Rasti gjyqësor kundër AKPO qeverisëse dhe hapja e mundshme e kapitujve qenë gjithashtu në axhendë.

Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 29/05/08

photo

Ministri i jashtëm Ali Babaçan (majtas) dhe komisioneri i zgjerimit i BE Olli Rehn ndjekin takimin të martën (27 maj). [Getty Images]

BE kritikoi përsëri rastin gjyqësor të mbylljes kundër Partisë qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP) dhe kërkoi për një reformë tërësore të gjyqësorit që e kritikoi për veprimin me motive politike.

"Një gjyqësor mirë-funksionues është me rëndësi vendimtare për rë gjithë vendet kandidate [të BE]," tha të martën (28 maj) në Bruksel komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn, pas takimit të 46-të të Këshillit të Shoqatës KE-Turqi.

Takimi qe mes tensioneve në thellim midis qeverisë me rrënjë islamike të Turqisë dhe gjyqësorit sekular. Gjykata Kushtetuese e Turqisë pritet të vendosë muajin tjetër mbi akuzat ndaj AKP lidhur me sekularizmin e shtetit.

Një deklaratë e kohëve të fundit nga Gjykata e Lartë e Apelit, që godiste qeverinë për një seri veprimesh duke përfshirë lejimin e studenteve femra në universitete për të vënë shalla koke, u quajt një "memorandum gjyqësor" në shtyp.

Duke shprehur keqardhje për rastin e mbylljes kundër AKP konservatore, Rehn kërkoi për një vendim të përputhshëm me parimet demokratike dhe rendin e ligjit. BE beson se gjyqësori po tejkalon rolin e vet të përcaktuar nga kushtetuta, por ai i kërkoi qeverisë të respektojë pavarësinë gjyqësore dhe të shmangë provokimin e më shumë tensioneve.

"Ne inkurajojmë dialogun e vazhdueshëm midis qeverisë dhe gjyqësorit, në parlament dhe në shoqërinë civile në përgjithësi për të siguruar një konsensus të gjerë për reformat [e BE]," tha Rehn.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Duke u përpjekur të inkurajojë Ankaranë për të fuqizuar reformat politike dhe ekonomike, BE ka në plan të hapë dy kapituj të rinj në bisedimet e pranimit, mbi ligjet e korporatave dhe pronën intelektuale. Rehn tha se negociatorët mund të hapnin shtatë kapittuj të tjerë në qoftë se Turqia përmbush kushtet e saj.

Kundërshtimi i Francës të hënën për përdorimin e fjalës "pranim", që do të thotë anëtarësim i plotë në Bashkim për Turqinë, ndezi një reagim të fortë nga ministri i jashtëm turk Ali Babaçan i cili kërcënoi të bojkotojë takimin e Këshillit të Shoqatës KE-Turqi. Një tërheqje e minutës së fundit nga Franca të martën, parandaloi një krizë.

Babaçan kritikoi masat nga Franca dhe tha se ato pengojnë perpektivat për anëtarësimin e plotë të Turqisë, duke thënë: "Në qoftë se ju hiqni [objektivin e anëtarësimit], kjo do të bëhet një çështje debati në Turqi se ku po na shpien ne negociatat në vazhdim," tha ai. Mbështetja në Turqi për anëtarësimin në BE vazhdon të bjerë. Në 2004, 75% mbështesnin përpjekjen. Kjo shifër ra në 49% sipas sondazhit të fundit të Eurobarometer.

Turqia duhet të kompletojë 35 kapituj në bisedimet me BE për të fituar anëtarësimin. Mosmarrëveshja që zvarritet lidhur me Qipron dhe kundërshtimet për të ofruar anëtarësim të plotë në BE nga presidenti frëng Nikolas Sarkozi, kanë vonuar procesin.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment