Maqedonia mban zgjedhje vendimtare të dielën

29/05/2008

Nikola Gruevski, kryeministri i tanishëm, ka gjithashtu gjasa të kryesojë qeverinë tjetër të Maqedonisë. Sondazhet sugjerojnë se partia e tij e qendrës së djathtë është në krye në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

(DPA, Reuters, Makfax - 28/05/08; Balkan Insights -- 26/05/08 - 28/05/08; Angus Reid Global Monitor)

photo

Përkrahësit e përbashkët Koalicioni i Diellit për Evropën, valvisin flamujtë kombëtarë, të partisë dhe të BE në një miting në Shkup. [Tomislav Georgiev]

Partia e qendrës së djathtë VMRO-DPMNE, e Maqedonisë pritet gjerësisht të fitojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dielën (1 qershor) dhe të kryesojë koalicionin e ardhshëm qeveritar.

Sipas një sondazhi nga Instituti për Demokraci, një OJQ e Maqedonisë, përpara votimit, partia e kryeministrit Nikola Gruevski mund të mbledhë 31.3% të votave. Opozita kryesore, Aleanca Social Demokratike e Maqedonisë (SDSM) pritet të vijë e dyta me mjaft distancë: vetëm 11.2% e të përgjigjurve në sondazhin që u krye javën e shkuar, thanë se do të votonin për partinë e Radmilla Shekerinskës.

Sa për dy partitë e tjera kryesore që përfaqësojnë pakicën etnike shqiptare prej 25% të Maqedonisë, Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH) e Menduh Thaçit ka gjasa të mundet nga rivalja e saj kryesore, Bashkimi Demokratik për Integrimin (BDI) e Ali Ahmetit. Sipas sondazhit të fundit, BDI mund të fitonte 9.1% të votave duke marrë më shumë se 3% kryesim mbi PDSH.

Partia e Thaçit ishte pjesë e koalicionit qeverisës të Gruevskit, i cili ra në prill, pas muajsh bllokimi dhe vetëm ditë pasi Greqia bllokoi një ftesë për Maqedoninë që të bashkohej me NATO, lidhur me mosmarrëveshjen 17-vjeçare të të dy vendeve për emrin.

BDI, që ishte pjesë e koalicionit qeverisës të kryesuar nga SDSM nga 2002 deri në zgjedhjet e mëparshme parlamentare në qershor 2006, tregoi të mërkurën se do të ishte gati të bashkohej me kabinetin e ardhshëm. Partia që e ka mbështetjen më të shumtë nga shqiptarët etnikë duhej të përfaqësonte komunitetin në qeverinë e ardhshme, tha Ahmeti.

Duke komentuar mbi një deklarim të kohëve të fundit nga Gruevski, që pritet të kryesojë qeverinë tjetër maqedonase, se ai përndryshe do të bëhej partner përsëri me PDSH, kreu i BDI paralajmëroi se një masë e tillë vetëm do të bëhej shkas për më tepër trazira politike.

"Pavarësisht nga dëshirat, pavarësisht nga preferencat, ne do të nderojmë dëshirën e shumicës së votuesve, përndryshe ne do të kemi plane të paparashikuara që do ta shpien vendin në krizë të thellë politike; të njëjtë me atë në 2006," citonte e përditshmja maqedonase Macfax Ahmetin të thoshte.

Në krye të zgjedhjeve të së dielës, VMRO-DPMNE formoi një aleancë me 18 parti më të vogla nën slloganin "Maqedonia di, Maqedonia vazhdon". SDSM kryeson një koalicion që përfshin shtatë parti më të vogla, me slloganin "Një diell për Maqedoninë Evropiane".

Një analist i Institutit për Demokracinë thotë se Maqedonia ka gjasa të shohë "koalicione të reja të mëdha".

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Votuesit do ta pranonin këtë po të thuhej se do të ishte në interesin e stabilitetit dhe përparimit të Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, një objektiv i ndarë nga blloqet e mëdha, (etnike) maqedonase dhe shqiptare," i tha DPA Gorast Stojmenovski.

Si VMRO-DPMNE dhe SDSM, ashtu dhe dy partitë kryesore etnike shqiptare, mbështesin integrimin e shpejtë euro-atllantik të vendit të tyre.

"Ne duam që ky vend të bëhet anëtar i NATO dhe BE, ne nuk kemi dilemë dhe as alternativë," citonte një raport i Reuters Gruevskin të thoshte në një intervistë të mërkurën.

Rreth 1.7 milion vetë u regjistruan të votojnë në zgjedhjet e së dielës për 120 vendet e parlamentit. Vetëm 40% nga 1,100 të përgjigjurit në sondazhin e javës së shkuar, thanë megjithatë që do të marrin pjesë në votime, më pak se 56% e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 2006. Një seri incidentesh të dhunshme kanë prishur fushatën këtë vit.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment