Hakerat rumunë përbëjnë kërcënim ndërkombëtar në rritje

22/05/2008

Rasti më i gjurmuar i hakerit rumun Vladuz i cili u tall për vite me e-Bay është vetëm maja e ajzbergut të një dukurie në Rumani. Ajo po tërheq vëmendjen e autoriteteve ndërkombëtare dhe medias.

Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht – 22/05/08

photo

Hakerat rumunë po synojnë viktimat e huaja. [Dosje]

Autoriteteve të SHBA ju deshën vite të kapin hakerin rumun Vladuz, emri i vërtetë i të cilit është Vlad Konstandin Duikulesku, një i ri gjimnazist nga Bukureshti, i cili paligjshmërisht hyri në bankën e të dhënave të e-Bay nga 2005 në 2007 dhe shkaktoi 2 milion $ dëm në shitjet online të sajtit.

Shërbimi i fshehtë i SHBA njoftoi autoritetet rumune që nga 2005 lidhur me shitjet online të një aplikimi që përmbante kodin burimor për hyrjen në faqen e internetit të e-Bay.com dhe kërkoi llogarinë e përdoruesit dhe fjalëhyrjen. Përfaqësuesit e e-Bay u përpoqën të identifikojnë se kush ishte shitësi duke pretenduar të ishin një blerës i interesuar për aplikimin.

Vetëm muaj më pas, Vladuz u arrestua në një operacion të përbashkët nga njësia rumune kundër krimit të organizuar dhe Shërbimi i Inteligjencës së Vendit. Ai i tha gjykatësit se ai haku shërbimet e e-Bay për shkak donte të ishte i famshëm dhe kishte braktisur shkollën sepse nuk kishte asgjë për të mësuar atje.

Ky është vetëm rasti i fundit në një sërë mashtrimesh online me origjinë në Rumani. Qendra e Ankimeve për Mashtrimet në Internet merr qindra njoftime çdo ditë, shumica e të cilave kanë të bëjnë me sulme interneti që vijnë nga Rumania.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Vitin e kaluar, autoritetet e SHBA akuzuan rumunin Florin Feçete për vjedhjen e më tepër se 120,000 $ nga tre vetë në një skemë mashtruese ku ai pretendonte t'u shiste atyre mallra që nuk i morën kurrë. Sipas një prokurori federal në Ilinois, Feçete ishte gjithashtu pjesë e një rrjeti i cili midis nëntor 2003 dhe gusht 2006, mashtroi më tepër se 2,000 vetë me deri në 5 milion $.

Shtypi i huaj ka nisur të përqëndrohet në këtë dukuri në rritje. Washington Post kohët e fundit mbuloi një rast në të cilin hakerat rumunë synuan 2,000 ekzekutivë korporatash në skema mashtruese të vjedhjes së identitetit. Një e-mail mashtrues ju dërgua ekzekutivëve maskuar si një thirrje gjykate që i urdhëronte ata të paraqiteshin atje. E-mailat përmbanin një add-on, një komponent i krijuar për të vjedhur emrin e përdoruesit dhe fjkalëkalimet që viktimat përdorën më pas, kur hynin në një sajt banke.

Sipas Los Angeles Times, një grup hakerash në Dragasani, Rumani që është quajtur qendra e mashtrimit të internetit, u synua nga ekspertët e anti-mashtrimit të e-Bay dhe agjentët e Shërbimit të Fshehtë. Gati 500 hakera në Dragasani vunë në shitje në internet bashkinë e qytetit dhe shkollat lokale dhe kishat dhe bile edhe një aeroplan gjuajtës MIG, sipas medias lokale. Policia tha se kishte qindra dosje nën hetim, por nuk u mbetet shumë për të bërë sepse shumica e viktimave të huaj refuzojnë të bëhen pjesë e një padie në Rumani.

Mashtrimi më i madh ndodhur ndonjëherë në internet u bë në pranverë të 2007, sipas një raporti në The Wall Street Journal. Hakerat rumunë komprometuan bankën e të dhënave të kompanisë tregtare të SHBA TJX dhe vodhën mbi 40 milion të dhëna të klientëve të saj.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment