Ndezin debat klasat e fesë në programin e kopështeve të fëmijëve në BiH

19/05/2008

Klasat e kopështeve të fëmijëve në Bosnje dhe Herzegovinë mund të ndahen në klasa islamike dhe jo-islamike në qoftë se miratohet plani i ministrisë.

Nga Azra Martin për Southeast European Times në Sarajevë – 19/05/08

photo

Fëmijët e kopështeve të Sarajevës mund të ndahen në klasa islamike dhe jo-islamike. [Getty Images]

Një plan nga autoritetet arsimore në Sarajevë për të futur klasat e fesë në kopështet e fëmijëve ka ndarë publikun midis atyre që mendojnë se është një e drejtë fetare dhe atyre që e shohin këtë si një kërcënim për shumë-etnicitetin.

Një pjesë e madhe e popullsisë së Sarajevës është boshnjake muslimane. Prindërit e fëmijëve boshnjakë u anketuan nga kreu i Fëmijëve të Sarajevës, Arzija Mahmutoviç rreth shtimit të klasave të islamit në program. Mahmutoviç është përgjegjës për 24 kopështe publike fëmijësh në kryeqytet.

Megjithatë, prindërit jo-fetarë nuk janë dakord me planin dhe kanë nisur qarkullimin e një peticioni nën parullën "Stop ndarjes fetare në kopështet e fëmijëve".

"Unë nuk dua t'i spjegoj djalit tim tre-vjeçar Sven, që i pëlqen [shoqja e tij e klasës] Esma, pse ata befas duhet të rrinë në klasa të ndryshme. Askush nuk ka të drejtë t'i ndajë ata," shkruante Vedrana Pinjo-Neushul, një boshnjake muslimane martuar me një çifut. Peticioni ka marrë rreth 5,000 nënshkrime.

Shumë partnerë islamikë në Sarajevë thonë se peticioni përfaqëson "një kulm të fushatës anti-islamike".

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ministria e arsimit do të vendosë në se do të zbatojë të njëjtin model që ekziston në kolegje, klasat fetare si një opsion vullnetar, apo në se do ta kundërshtojë për të respektuar shumë-etnicitetin.

Debati po mbikqyret nga OSBE, e cila thotë se "arsimi në Bosnje dhe Herzegvinë duhet të jetë gjithpërfshirës, jo përjashtimor."

"Teorikisht nuk ka asgjë të keqe me këtë, përtej natyrisht shtimit të një subjekti në programin para-shkollor që shumica e ekspertëve do të qenë kundër, se nuk duhej nxënë deri sa nxënësit të bëheshin më të rritur. Ai ngre pyetje rreth përjashtimit dhe diskriminimit, pasi raportet sugjerojnë gjithashtu se instruksione të tilla do të jenë puro islamike në orientim."

"Në një vend shumë-etnik si BiH, kjo kërcënon të punohet kundër lirive bazë të garantuara nga kushtetuta e vendit. Përveç se kultivon dhe krijon këtë ndjenjë përkatësie midis shtetasve, pavarësisht nga raca, feja apo kultura, BiH ka pakë perspektiva për zënien e vendit të dëshëruar në familjen më të madhe evropiane të vendeve demokratike," thotë organizata.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment