16/05/2008
Bullgaria dhe Kroacia përmirësuan renditjen e tyre konkuruese, sipas një sondazhi të ri vjetor të 55 ekonomive të botës.
(HotNews.ro - 16/05/08; HINA, ANA-MPA, AP - 15/05/08; International Institute for Management Development, Reuters, Sofia Echo, SNA, Center for the Study of Democracy - 14/05/08)
![]() Libri Vjetor i Konkurencës Botërore është raporti vjetor më i njohur dhe më i plotë mbi konkurencën mes vendeve. [WCY] |
Bullgaria dhe Kroacia qenë vetëm dy midis pesë vendeve të Evropës Juglindore (SEE) të përfshira në një sondazh të konkurrencës vjetore lëshuar të enjten (15 maj) që përmirësojnë renditjen e tyre.
Libri Vjetor i Konkurrencës 2008, botuar nga Instituti Ndërkombëtar për Menazhimin e Zhvillimit (IMD), një shkollë kryesore biznesi me bazë në Zvicër, tregoi se Kroacia u rrit me katër pikë në rangun e 49-të midis 55 ekonomive kombëtare.
"Kroacia është midis 50 vendeve më konkurrente të botës dhe ky përmirësim i pozitës sonë është një portretizim realist nga vlerësimi konkurrues," citoi zgjensia e lajmeve HINA kreun e Këshilit Kombëtar për Konkurrencën, Darko Marinac, të thoshte të enjten.
Ai paralajmëroi megjithatë se pavarësisht nga përparimi i dukshëm i vendit, nuk ka vend për vetëkënaqësi pasi të gjithë anëtarët e BE, duke përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë, janë ende përpara Kroacisë.
"Kjo është shoqëria me të cilën duhet ta krahasojmë veten në qoftë se duam të jemi një anëtar i barabartë i BE në dy vitet e ardhëshme," tha Marinac duke theksuar nevojën për reforma të mëtejshme në një numër fushash të tilla si reduktimi i papunësisë, zhvillimi i mëtejshëm i tregut dhe forcimi i sektorit menazhues.
IMD vëzhgoi konkurrencën globale të vendeve sipas 331 kritereve grupuar në katër faktorë kryesorë: ecuria ekonomike, efekshmëria e qeverisë, efektshmëria e biznesit dhe infrastruktura.
Shtetet e Bashkuara kryesoi renditjen konkurruese të IMD për 15 vjet me rradhë. Të tjerë vende në pesëshen e parë janë Singapori, Hong Kongu, Zvicra dhe Luksemburgu.
Bullgaria, e cila merr pjesë në shkallën e konkurrencës për të tretin vit me rradhë, u rendit më mirë midis pesë vendeve të BE që përfshijnë Greqinë, Rumaninë dhe Turqinë, përveç Kroacisë. Ajo lëvizi me pesë vende në të 39-in, midis Hungarisë (e 38) dhe Filipineve (e 40).
Në lidhje me katër faktorët kryesorë që përcaktojnë renditjen e vendeve, Bullgaria shënoi më mirë në efektshmërinë e qeverisë, duke lëvizur me nëntë vende në një vit, në të 29-in. Më keq ajo shënoi në efektshmërinë e biznesit. Megjithse në këtë faktor specifik Bullgaria u ngjit me gjashtë vende, në të 48-in, raporti gjen se kjo është ende e pamjaftueshme në disa fusha si zbatimi i praktikave etike të korporatës dhe sigurimi se menazherët e lartë kanë përgjithësisht përvojë ndërkombëtare.
Midis vendeve të tjera të SEE, Turqia u rendit në vendin e 48-të, ndërsa Rumania ra me një vend, në të 45-in.
Greqia, gjithsesi ra me gjashtë vende, në të 42-in. Ajo u paraqit më keq në efektshmërinë e qeverisë ku ra nga vendi i 16-të në të 46-in, sipas ANA-MPA, agjensia shtetërore greke e lajmeve. Ajo doli më mirë në infrastrukturë, duke zënë vendin e 35-të, një vend më poshtë nga viti i kaluar.
Sllovenia dhe Polonia bënë më shumë përparim, duke u rritur me tëtë vende secila, respektivisht në vendet e 32 dhe 44.
Venezuela mban vendin e fundit për të tretin vit me rradhë duke tërhequr Ukrainën (e 54) dhe Afrikën e Jugut (e 53).