Mbretëresha Elisabet II shpreh mbështetjen e MB për përpjekjen e Turqisë për në BE

14/05/2008

Përpjekja e Turqisë për t'u bashkuar me BE merr një nxitje mbretërore të martën ndërsa mbretëresha e Britanisë nis një vizitë katër-ditore në Turqi.

(Euobserver, The Times, Zaman, The New Anatolian, Hurriyet - 14/05/08; AP, AFP, DPA, BBC, VOA - 13/05/08)

photo

Mbretëresha Elisabet II e Britanisë dhe presidenti turk Abdullah Gul u takuan të martën (13 maj) në Ankara. [Getty Images]

Duke theksuar vendosjen strategjike të Turqisë si një urë midis Evropës dhe Azisë, mbretëresha Elisabet II e Britanisë shprehu të martën (13 maj) mbrëma mbështetje për ofertën e Ankarasë për në BE, shpejt pasi nisi vizitën e saj të parë zyrtare në vend në 37 vjet.

"Për ne, Turqia është është aq e rëndësishme tani sa nuk ka qenë kurrë," tha monarkja britanike në një banket dhënë nga presidenti Abdullah Gul. "Turqia është vendosur në mënyrë unike si një urë midis Lindjes dhe Perëndimit në një kohë vendimtare për Bashkimin Evropian dhe botën në përgjithësi."

Britania është një nga mbështetësit e patundur të kërkesës për një kohë të gjatë të anëtarësimit në BE të Turqisë. Një anëtare e asociuar që nga 1963, Turqia nisi bisedimet e pranimit me bllokun 27-vendesh në tetor 2005, por vetëm gjashtë nga 35 kapitujt negociues janë hapur që atëhere. Bisedimet mbi tetë fusha të tjera politikash ngecën në fund të 2006 pasi Ankaraja refuzoi të hapte portet dhe aeroportet e saj për trafikun nga Qiproja, pjesa greke e së cilës u bashkua me BE në 2004.

Megjithë pengesat lidhur me pranimin që Turqia ndesh, publiku përfiton prej reformave që Brukseli kërkon nga kandidatët e BE, sipas monarkes britanike.

"Perspektiva e pranimit në Bashkimin Evropian ka ndihmuar tashmë të frymëzojë ndryshime që kanë përmirësuar jetën e shtetasve," tha ajo. Ajo e përshkroi gjithashtu Turqinë si një "demokraci të besueshme dhe dinamike" dhe vlerësoi Ankaranë për "rolin e vet në nxitjen e paqes, politikës së stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në disa nga zonat më me probleme të botës" dhe për lidhjet e ngushta me Londrën. Turqia dhe Spanja janë bashkëfinancues të një përpjekje të OKB për të rritur dialogun midis kulturave perëndimore e e jo-perëndimore.

Gul falenderoi Britaninë për "mbështetjen e saj të përherëshme e të palëkundur" për ofertën e vendit të tij për t'u bashkuar me BE. E shoqja e Gul, Hajrunisa mbante shallin e saj të kokës megjithë një ndalim për një gjë të tillë në zyrat qeveritare, duke përfshirë veprimtari të këtij lloji.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Mbretëresha Elisabet II që vizitoi më parë Turqinë në 1960 dhe 1971, arriti në Ankara të martën pasdite e shoqëruar nga i shoqi i saj, princi Filip dhe ministri i jashtëm Dejvid Milibend.

Shpejt pas arritjes së tyre, çifti mbretëror vizitoi mauzoleun e Mustafa Qemal Ataturkut, themelues i Turqisë moderne, ku mbretëresha vuri një kurorë lulesh.

Itinerari i tyre katër-ditor përfshin qytetin veriperëndimor të Bursës të mërkurën, një shkollë dhe një muze në Stamboll të enjten dhe një pritje në bordin e një anije lufte britanike të stacionuar pranë qytetit. Ata e lënë Turqinë të premten.

Nik Beird, ambasadori britanik në Turqi, u tha gazetarëve se udhëtimi mbretëror "thekson gjerësinë dhe thellësinë" e marrëdhënieve anglo-turke dhe "rëndësinë e Turqisë si për BE dhe për botën".

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment