Përfundon në Hagë gjyqi i Ljubotenit

13/05/2008

Pas 13 muajsh përfundoi gjyqi i ish ministrit të brendshëm maqedonas Ljube Boshkovski dhe ish oficerit të digurimit Johan Tarkulovski.

Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup -- 13/05/08

photo

Gjyqi i Hagës për ish ministrin e brendshëm maqedonas Ljube Boshkovski zgjati një vit. [Getty Images]

Gjyqi i ish ministrit të brendshëm maqedonas Ljube Boshkovski dhe ish oficerit të sigurimit Johan Tarkulovski përfundoi javën e shkuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) në Hagë. Gjyqi i cili nisi në 16 prill 2007, përfshiu dëshminë e 64 dëshmitarëve, 1,200 ekspozimeve dhe 11,000 faqe minutash të regjistruara.

Në argumentet e mbylljes, prokurori kërkoi një dënim 15 vjet burg për Tarkulovskin dhe 12 vjet për Boshkovskin. Të dy ata pretendohet se urdhëruan një sulm brutal policor në fshatin e Ljubotenit pranë Shkupit, populluar me shqiptarë, gjatë konfliktit të 2001 midis forcave maqedonase të sigurisë dhe gueriljeve shqiptare.

Sipas prokurorit, Boshkovski ka përgjegjësinë e komandës për mizorinë, ndërsa Tarkulovski mban përgjegjësi penale për kryerjen, urdhërimin, planifikimin, nxitjen dhe ndihmën e bashkëfajësinë në shkeljet. Duke përdorur fjalën "kryerje" prokurori nuk pretendon se të pandehurit kryen ndonjë krim fizikisht, thotë padia. Të dy ata janë të vetmit shtetas maqedonas paditur nga një gjykatë për shkelje të zakoneve të luftës.

Avokatët e mbrojtjes thonë se prokurorët dështuan të provojnë se dyshja mban përgjegjësi në rastin. Përfaqësuesja ligjore e Boshkovskit, Edina Rashidoviç tha se nuk kishte prova që ish ministri i brendshëm komandoi sulmin apo pati ndikim të drejtpërdrejtë mbi rezervistët në Ljuboten.

Boshkovski ndërmori masat ligjore të domosdoshme për të kryer një hetim mbi rastin, duke informuar organet gjyqësore, duke ngritur një komision të ministrisë së brendëshme dhe duke bashkëpunuar me zyrtarët e duhur ndërsa hetonte fshatin, tha Rashidoviç. Zyra e Gjykatës së Hagës në Shkup mori gjithashtu njoftim rreth viktimave.

Në argumentet e veta përfundimtare, akuza tha se njësia e policisë e drejtuar nga Tarkulovski vrau civilë dhe shkatërroi 14 shtëpi që nuk qenë objektiva të ligjëshme ushtarake.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Gjykata i lejoi Boshkovskit dhe Tarkulovskit të paraqisnin argumentet e tyre përfundimtarë. Ata falenderuan gjykatën për trajtimin "e drejtë". Të dy thanë se presin një verdikt të drejtë: lirimin.

"Unë jam plotësiht dakord me qëndrimet e deklaruar qartë dhe argumentet e ekipit tim të mbrojtjes që bëri gjithshka në fuqinë e tij për të përhapur të vërtetën reth vendit tim, Maqedonisë. Jam shumë mirënjohës ndaj tij për punën në përputhje me të gjitha ligjet, kështu që nuk mbetet njollë në periudhën që Republika e Maqedonisë duroi," tha Boshkovski.

Avokati i Tarkulovskit, Antonio Apostolski tha se akuza nuk provoi se klienti i tij mori pjesë në një komplot. Ai theksoi se Tarkulovski ndoqi urdhërat e dhëna nga presidenti i vdekur Boris Trajkovski.

Vëzhguesit presin një verdikt në korrik.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment