12/05/2008
Konventa e SDP ishte një triumf i madh për kryetarin ekzistues Zoran Milanoviç. Ai mori më tepër se 79% të votave të delegatëve dhe njoftoi politika të reja për partinë më të madhe të opozitës në Kroaci.
Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 12/05/08
![]() Zoran Milanoviç u rizgjodh të shtunën (10 maj) si kreu i SDP. [Getty Images] |
Zoran Milanoviç fitoi presidencën e partisë të Social Demokratëve (SDP) në një mbizotërim të shtunën (10 maj) duke marrë më tepër se 79% të votave të delegatëve. Dy rivalët e tij, Davorko Vidoviç dhe Dragan Kovaçeviç, fituan 11% dhe 9% respektivisht. Më tepër se 1,800 delegatë votuan në zgjedhjet e partisë më të madhe opozitare.
Milanoviç fitoi një mandat katër-vjeçar. Ai u bë së pari presidenti i partisë në qershor 2007, duke pasuar kreun për një kohë të gjatë të partisë Ivica Raçan i cili vdiq nga kanceri . Ndonse ai nuk ja doli të kryesojë në fitore partinë e tij në zgjedhjet e nëntorit 2007, SDP gëzoi rezultatet më të mira në histori, duke fituar 56 vende në parlament. Partia qeverisëse HDZ kishte vetëm gjashtë vende më shumë por ja doli të formojë qeverinë dhe të mbetet në pushtet. Milanoviç tha se ishte gati dhe dëshëronte të udhëhiqte partinë në "fitoren tjetër zgjedhore.
"Ekipi ynë duhet të jetë gati të marë pushtetin politik në vend në katër vjet dhe pastaj ne do të udhëheqim këtë vend. Ne nuk do të dorëzohemi; ne nuk do të mashtrojmë," tha Milanoviç të shtunën.
"Martin Luther King tha, 'Unë kam një ëndërrr.' ...Unë nuk kam një ëndërr por e di që SDP ka një plan. Ky është një plan për një Kroaci të re më të mirë," tha ai.
Konventa e së shtunës ishte një fitore personale për Milanoviç, pasi askush nuk e sfidoi vizionin e tij për partinë. Megjithëse ai njoftoi se do të ndjekë politika të reja që do të bëjnë të mundur SDP të fitojë zgjedhjet lokale vitin tjetër dhe më pas të marrë parlamentin.
Milanoviç është parë si politikan vendimtar dhe nganjëherë kokëfortë, duke ngacmuar nganjëherë fraksione brenda SDP që preferojnë debatin dhe analizën ndaj vendim-marrjes së shpejtë.
Kështu që Milanoviç duhet të bindë anëtarët e partisë së tij se vendimet e tij janë inteligjente dhe të nevojshme. E përditëshmja kroate Jutarnji List thotë se "ai mund të ndeshë kundërshtim në vetë prapavijën e vet".
"Ne nuk fituam zgjedhjet parlamentare, kështu që SDP duhet të ndryshojë për të fituar herën tjetër. Kur SDP ndryshon, shoqëria ndryshon gjithashtu," tha Milanoviç.