09/05/2008
Pronat e paluajtëshme dhe industria e ndërtimit janë objektiva të lehtë për ata që kërkojnë të pastrojnë para, paralajmëroi një komitet i Këshillit të Evropës.
Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 09/05/08
![]() "Kroacia do të bëjë gjithëshka të nevojshme për të miratuar dhe zbatuar kuadrin ligjor evropian në rastet kundër pastrimit të parave," tha kryeministri Ivo Sanader. [Getty Images] |
Komiteti i Ekspertëve të Vlerësimit të Masave Kundër pastrimit të Parave dhe Financimit të terrorizmit (MONEYVAL) i Këshillit të Evropës, ka botuar raportin e vlerësimit të raundit të tretë mbi Kroacinë. Ai vlerëson zbatimin e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Qeveria mori një vlerësim të hollësishëm, duke diskutuar çdo përfundim së bashku me udhën e sugjeruar të veprimit në fushat ku përparimi ka qenë i papërshtatshëm.
Sipas ekspertëve të CoE, kuadrit ligjor të Kroacisë i mungojnë masat e zbatimit konkret. "Ka një mungesë efektshmërie dhe dëshire për të ndjekur rrënjët e 'parave të pista' dhe për të ndëshkuar ata që përpiqen të legalizojnë paratë e fituara paligjmërisht," thotë raporti.
"Autoritetet kroate nuk i kushtojnë mjaft vëmendje pastrimit të parave, i cili është përdorur për qëllime të ndryshme," shton ai. "Zona gri e pronës së paluajtëshme dhe industria e ndërtimit janë objektiva të lehtë për operacione të tilla. Megjithse institucionet kroate prodhuan ligjet e anti-pastrimit të parave dhjetë vjet më parë, ka patur vetëm dy gjyqe të tillë."
Dy faktorë, mbingarkimi i gjykatave dhe një mungesë përvoje, janë cituar si arsyet e mundëshme për vonesën e gjatë. Të dy problemet "duket të jenë të shërueshme nëpërmjet trainimit të duhur të gjyqësorit dhe prokurorisë", thonë autorët.
Ekspertët e CoE vlerësojnë se në 2005 Kroacia humbi 500,000 euro ndaj krimit të organizuar, ndërsa krimi ekonomik në përgjithësi i kushtoi vendit rreth 170 milion euro.
Përpjekjet për të goditur fondet e terroristëve kanë munguar gjithashtu, paralajmërojnë ekspertët. "Kroacisë do t'i duhet të bëjë më shumë për të trajtuar financimin terrorist në një mënyrë të kënaqëshme. Financimi i terorizmit është vetëm në një shkallë të kufizuar parashikuar si një shkelje ligjore e pavarur dhe për më tepër ligji parandalues aktualisjt i drejtohet parandalimit të financimit terrorist në një mënyrë të pamjaftueshme," thotë raporti.
Media kroate e përshkruan Kroacinë si një "skutë të sigurtë për pastrimin e parave". Qeveria ka për të lëshuar një përgjigje zyrtare. Kryeministri Ivo Sanader, megjithatë thotë përgjithësisht se Kroacia "do të bëjë gjithëshka të nevojshme për të miratruar e zbatuar kuadrin ligjor evropian, veçanërisht në rastet kundër pastrimit të parave."
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes