Maqedonia nënshkruan marrëveshje partneriteti me Shtetet e Bashkuara

08/05/2008

Vetëm mbi një muaj pas samitit të NATO-s në Bukuresht, Maqedonia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të rritin lidhjet.

Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup -- 08/05/08

photo

Ministri i jashtëm maqedonas Antonio Milososki (majtas) shoqëron sekretaren e shtetit të SHBA Kondoliza Rajs në një ceremoni nënshkrimi të mërkurën (7 maj) në departamentin e shtetit në Uashington. [Getty Images]

Maqedonia dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje strategjike bashkëpunimi që mbulon një rang të gjerë fushash. Sekretarja e shtetit e SHBA Kondoliza Rajs dhe homologu i saj maqedonas, ministri i jashtëm Antonio Milososki e nënshkruan marrëveshjen të mërkurën (7 maj).

"Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme, historike për Maqedoninë," tha Milososki. "Te Shtetet e Bashkuara ne shohim një partner dhe aleat të besueshëm dhe Maqedonia do të mbetet një partner i besueshëm i Shteteve të Bashkuara në përpjekjet tona për të arritur qëllimet tona të përbashkëta, ndarjen e vlerave tona të përbashkëta."

Nënshkrimi erdhi vetëm mbi një muaj pasi NATO përfundoi samitin e vet të prillit në Bukuresht. Megjithse Maqedonia kishte shpresuar për një ftesë për t'u bashkuar me Aleancën, orvatja e saj u bllokua për shkak të një mosmarrëveshjeje në vazhdim për emrin, me Greqinë. Në një konferencë të përbashkët të mërkurën, Rajs përsëriti pikpamjen e Uashingtonit se Maqedonia i takon NATO-s.

"Unë mendoj se është e mirënjohur se Shtetet e bashkuara mbështet me forcë pranimin e Maqedonisë në NATO sapo të mund të pajtohet mosmarrëveshja e emrit," tha ajo. "Ne shpresojmë se kjo do të ndodhë shumë shpejt, sepse Maqedonia meriton të jetë një anëtare."

Greqia dhe Maqedonia janë të dy miq të mirë të Shteteve të bashkuara, tha Rajs. "Është shpresa jonë e madhe se me vullnetin e duhur dhe përpjekjet dhe fleksibilitetin e duhur, kjo çështje mund të zgjidhet," tha ajo, duke bërë thirrje për përpjekje të dyfishuara në negocimin e një zgjidhjeje.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Milososki, ndërkohë, tha se vendi i tij ka demonstruar angazhimin e vet ndaj integrimit evro-atllantik. "Objektivat tona janë anëtarësimi i plotë në NATO," tha ai. "Ushtarët tanë po shërbejnë krah më krah e sup më sup me ushtarët amerikanë dhe të tjerë në misionet e NATO-s në botë. Dhe Maqedonia ka provuar se si një vend paqësor në Evropën Juglindore, mund të kontribuojë me të vërtetë në paqen, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik në rajon."

Marrëveshja e nënshkruar të mërkurën riafirmon bashkëpunimin në fushat e tregtisë dhe ekonomis, kërkon lidhje më të forta në fushën e sigurisë dhe përshkruan masat e posaçme që kanë për qëllim rritjen e kontakteve të nivelit publik midis të dy vendeve. Shkupi dhe Uashingtoni "dëshërojnë të zgjerojnë marrëdhëniet e tyre strategjike nëpërmjet konsultimit të intensifikuar dhe bashkëpunimit në fushta e sigurisë, lidhjeve njeri me njeri dhe tregtisë," lexohet në të.

Për shumë në Maqedoni, një pikë kyçe në marrëveshje është ajo që deklaron mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit, qëllimet dhe parimet e kartës së OKB dhe një Maqedoni unike, shumë-kombëshe brenda kufijve ekzistues.

Sipas marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara do t'i ofrojnë menjëherë ndihmë shtesë Maqedonisë për të ndihmuar ndërtimin e mirëqënies, për të forcuar sigurinë dhe për të nxitur lidhje më të ngushta.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment