Shtetasve serbë u ofrohet udhëtim më i kollajshëm në BE

07/05/2008

Deri në 80% të shtetasve serbë priten të përfitojnë nga vendimi i 17 vendeve evropiane të martën për të ofruar viza gratis për vizitorët nga vendi ballkanik.

(Wall Street Journal - 07/05/08; AFP, Reuters, DPA, BBC, Euronews, Balkan Insight, Beta, B92 - 06/05/08)

photo

Nënpresidenti i Komisionit Evropian i ngarkuar me politikën e transportit, Zhak Barrot do të mbajë bisedime në Serbi të mërkurën (7 maj) mbi reformën e vizave. [Getty Images]

Shtatëmbëdhjetë vende everopiane lëshuan një deklaratë të përbashkët të martën (6 maj) duke njoftuar vendimin e tyre për të hequr pagesat e vizave për shtetasit serbë, pesë ditë para zgjedhjeve më kritike parlamentare të vendit ballkanik që nga tetori 2000.

"Ne kemi vendosur të përdorim plotësisht fleksibilitetin e referuar nga Komisioni Evropian (KE) për të dhënë viza gratis të gjithë individëve aplikantë për të cilët kjo është e mundur," thoshte deklarata e lëshuar nga ministria e jashtme franceze.

Muajin e kaluar, KE dhe Sllovenia e cila mban tani presidencën e rradhës së BE, u kërkuan anëtarëve të bllokut 27-vendesh të lehtësojnë regjimin e vizave për njerëzit nga vendet e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë Serbinë, si një hap drejt liberalizimit të tyre të plotë.

Vendet që ofruan të martën viza gratis për popullin serb përfshijnë 16 vende: Austri, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Lituania, Luksemburgu, Sllovakia, Sllovenia, Spanja dhe Suedia si edhe Norvegja që nuk është anëtare e BE.

Deklarata e tyre e përbashkët e përshkruan masën si të përfaqësonte "një sinjal që BE si e tërë është e gatëshme të mbështesë aspiratat e Serbisë drejt Evropës".

KE beson se nga masa e së martës mund të përfitojnë deri në 80% e 7.5 milion vetëve që jetojnë në vendin ballkanik.

Ndërsa serbët lejoheshin të udhëtonin gjerësisht përpara konflikteve të Ballkanit në vitet 1990, tani pagat mesatare mujore në vend janë në 350 euro, duke i bërë pagesat për vizat e BE të papërballueshme për një pjesë të madhe të popullsisë. Shumë nga votuesit e saj të rinj kanë thënë se nuk kanë udhëtuar kurrë jashtë shtetit.

"Në të ardhmen, shumica e popullsisë nën 25 vjeç do të jetë në gjendje gjithashtu të marrë viza gratis," thoshte deklarata e përbashkët.

Vetëm një ditë përpara se vendet të njoftonin vendimin e tyre, kreu i parlamentit serb Oliver Duliç shprehu shpresë se vendet e tjera të BE do të bashkoheshin me nismën. "Në këtë moment, BE do t'u tregojë shtetasve serbë se janë të mirëpritur në BE dhe se Serbia është e mirëpritur në BE dhe një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë është të liberalizohet ngadalë e përfundimisht regjimi i vizave dhe të hiqen kërkesat për viza për shtetasit serbë," e citonte atë të thoshte të hënën B92 me bazë në Beograd.

Vendimi për të hequr pagesat e vizave për udhëtarët serbë pason një masë të mëparshme këtë vit për të lehtësuar kufizimet e vizave të Bashkimit për shtetasit e vendit ballkanik.

Ajo u njoftua një javë pasi presidenti pro-perëndimor i Serbisë, Boris Tadiç dhe nënkryeministri Bozhidar Gjeliç udhëtuan në Luksemburg për të nënshkruar marrëveshjen e stabilitetit ddhe shoqërimit të vendit të tyre me BE, parë si një hap i parë i madh drejt anëtarësimit përfundimtar në Bashkim.

Partitë nacionaliste serbe kanë denoncuar marrëveshjen duke e parë atë si të barabartë me legjitimizimin e pavarësisë së Kosovës. Ato kanë kërcënuar ta anullojnë marrëveshjen pas zgjedhjeve parlamentare të vendit të dielën.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sondazhet e opinionit përpara votimit vendimtar kanë treguar Partinë Radikale Serbe (SRS) me një kryesim të lehtë ndaj koalicionit pro-evropian të udhëhequr nga Tadiç. Radikalët e kanë bërë të qartë se duan të ndërtojnë marrëdhënie më të afërta me "miqtë e vërtetë" të Serbisë, të tillë si Rusia si edhe Kina, India, vendet arabe e afrikane.

Anketa të ndryshme kanë treguar megjithatë se 70% e serbëve përkrahin integrimin në BE.

Serbia vetë kishte "trokitur në derën e Evropës", citonte BBC zëdhënësin e KE Friso Roskam-Abing të thoshte të martën. "Ajo që po bëjmë ne tani është që po hapim dyert për në Evropë me hapa të ndryshëm mbi të cilët kemi rënë dakord kohët e fundit...ne po i mirëpresim ata për t'u bërë një anëtar i familjes së madhe evropiane."

Ndërkohë, Zhak Barrot, komisioner i përkohshëm për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, është caktuar të arrijë në Beograd të mërkurën për një vizitë dy-ditore për të paraqitur një "plan-hartë" për bisedimet që do të shpinin në liberalizimin e plotë të regjimit të vizave të bllokut për Serbinë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment