Kroacia ka shpresa të mëdha për Olimpiadën

06/05/2008

Më tepër se 100 atletë kroatë do të konkurrojnë në Olimpiadën Verore me perspektiva medaljesh në not, kërcim së larti, hendboll dhe vaterpol.

Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 06/05/08

photo

Atletët kroatë kanë fituar 12 medalje në lojrat e mëparshme verore. [Dosje]

Atletët kroatë presin shumë nga pjesëmarrja e tyre në Lojrat Olimpike 2008, që do të fillojnë në 8 gusht në Pekin. Më tepër se 10,000 atletë nga 200 vende do të konkurojnë atje dhe delegacioni kroat do të jetë i madh, me mbi 100 atletë në 15 veprimtari të ndryshme. Përgatitjet janë në udhë dhe ekipet kroate janë në stadet e tyre finale të trainimit përpara udhëtimit në Kinë.

Kroacia, si një vend i pavarur, konkuroi për herë të parë në Olimpiadën e Barcelonës në 1992; që atëhere atletët kroatë kanë fituar një total prej 12 medaljesh në Lojrat Verore. Ata shpresojnë që në Pekin të arrijnë suksesin e tyre më të madh deri tani.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Presidenti kroat Stipe Mesiç ka thënë se do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes. Shpresat janë të larta pasi garat para-olimpike kanë treguar se atletët janë në formë të mirë fizike, përqëndruar në arritjen e rezultateve më të larta.

Presidenti i ekipit olimpik kombëtar kroat, Zlatko Matesa ka besim se atletët do të japin më të mirën e tyre. Ai pret që ata "të arrijnë rezultatet më të mira personale në Olimpiadën Verore në Pekin".

Ka arsye të mira për entusiazmin e tij. Kroatët fituan medaljen e artë në vaterpol në kampionatin botëror 2007 dhe ekipi kombëtar synon për të njëjtin sukses në Kinë. Ekipi kroat i notit, ndërkaq u kthye tani në fund nga kampionati botëror në Maçester, MB, me katër medalje. Ata gjithashtu shpresojnë për nderimet e larta në Pekin.

Kërcyesja kroate së larti, Blanka Vlasiç, konkuruesja kryesore në botë në këtë disiplinë, shpreson gjithashtu të sjellë në atdhe një medalje ari. Ekipi kroat i hendbollit i cili fitoi të artën në Lojrat e 2004, kërkon të bëjë të njëjtën gjë në Pekin. Përveç këtyre, shpresat janë të larta midis lojtarëve të tenisit, peshëngritësve dhe vëllezërve Skelin (Niksha dhe Sinisha) që fituan medaljet e argjenda në Athinë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment