06/05/2008
Kryeministri i Bosnje dhe Herzegovinës Nikola Spiriç nisi një procedurë të hënën për të shkarkuar ministrin e jashtëm Sven Alkalaj dhe dy zëvendësministra. Të tre ata kanë shkelur ligjin e vendit mbi konfliktin e interesave.
(AFP, DPA, Fena, Dnevni Avaz, Nezavisne Novine - 05/05/08; Fena -- 24/04/08 - 25/04/08)
![]() "Unë pres që parlamenti të ofrojë një zgjidhje të përcaktuar në këtë rast," tha kryeministri i BiH Nikola Spiriç. [Getty Images] |
Kryeministri i Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) Nikola Spiriç i kërkoi parlamentit të hënën (5 maj) të shkarkojë ministrin e jashtëm Sven Alkalaj dhe dy anëtarë më të rinj të qeverisë që janë ndaluar nga posti publik për katër vjet, por kanë refuzuar të japin dorëheqje.
Muajin e shkuar, Komisioni Qendror Zgjedhor (CEC) i BiH vendosi se Alkalaj, zëvendës ministri i mbrojtjes Igor Crnadak dhe zëvendës ministri i punëve civile Nenad Sepiç kishin shkelur ligjin e vendit mbi konfliktin e interesave. Ai tha se të tre ata, personalisht apo nëpërmjet të afërmëve të ngushtë, qenë të lidhur me kompani që bënin biznese me institucionet shtetërore.
Në vendimin e tij të dhënë në 24 prill, komisioni tha se ndërsa shërbente si ministër i jashtëm, Alkalaj ishte një anëtar i një kompanie sigurimesh ujditë e së cilës me autoritetet e BiH i tejkaluan 52,500 euro në një vit.
Crnadak u gjet të kishte shkelur ligjin sepse i ati i tij ishte kreu i Incel Holding me bazë në Banja Luka dhe Sepiç se vjehrri i tij ishte drejtor i kompanisë publike Basbunar në Travnik.
Duke hedhur poshtë vendimin e CEc si politikisht të motivuar, Alkalaj pretendoi se kjo ishte pjesë e një fushate partizane politike kundër tij. Ai këmbënguli gjithashtu se nuk kishte bazë provash apo ligjore për akuzat e komisionit kundër tij dhe se të ishe një anëtar i bordit drejtues të një kompanie sigurimesh nuk nënkuptonte në vetevete një shkelje të ligjit. Përveç kësaj, ai tha se e kishte lënë atë post përpara vendimit të komisionit.
"Si një ministër, unë nuk kam patur asnjë përfitim material pasi kam hequr dorë nga të gjitha të ardhurat nga anëtarësimi në bordin drejtues," u tha Alkalaj gazetarëve në një konferencë shtypi në Sarajevë në 25 prill, duke njoftuar refuzimin e tij për të dhënë dorëheqje.
Ai dhe sy zëvendës ministrat kanë ngritur apele gjykate kundër vendimit të CEC.
Spiriç u tha gazetarëve të hënën, se ishte detyrimi i tij ligjor të niste procedurën për shkarkimin e tre zyrtarëve pasi komisioni zgjedhor kishte marrë vendimin e tij. Tani varet nga ligjebërësit të vendosin në se ata duhen shkarkuar.
Kryeministri theksoi gjithashtu se askush nuk duhet të vihet mbi ligjin, veçanërisht në një vend që shpreson të bashkohet me BE dhe NATO një ditë. "Është shumë e rëndësishme që BiH të ndërtohet si një shtet ligjor," tha kryeministri.
"Unë pres që parlamenti të ofrojë një zgjidhje të përcaktuar në rastin," tha ai. "Në qoftë se ata bien dakord të zëvendësojnë ministrin dhe dy zëvendësat, atëhere unë pres që partitë kryesore politike të sugjerojnë kandidatët e rinj sa më parë të jetë e mundur."
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes