Krerët thonë se integrimi nuk është komplet pa Ballkanin Perëndimor

05/05/2008

Në një samit dy-ditor në Ohër, përfaqësuesit e 18 vendeve të Evropës Qendrore diskutuan energjinë, infrastrukturën dhe zgjerimin e BE. Ata pranuan të mos qenë dakord për Kosovën.

Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup -- 05/05/08

photo

Presidenti serb Boris Tadiç (majtas) dhe presidenti maqedonas Branko Crvenkovski mbajnë një konferencë shtypi në fund të samitit të shtunën (3 maj). Serbia do të presë takimin tjetër të CEI. [Tomislav Georgiev]

Integrimi evropian është i vetmi opsion për vendet e Ballkanit, përfunduan zyrtarët dhe diplomatët nga 18 vende në samitin dy-ditor të Nismës së Evropës Qendrore (CEI) në Ohër të premten (2 maj) dhe të shtunën.

"Procesi i integrimit evro-atllantik nuk duhet të konsiderohet komplet pa përfshirjen e plotë të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës në Aleancën e NATO-s dhe BE tha presidenti maqedonas Branko Crvenkovski, i cili priti takimin. Vendet kandidate "duhet të intensifikojnë reformat e nevojshme, ndërsa BE do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e tyre," shtoi ai.

Pjesëmarrësit ranë dakord se zhvillimi ekonomik mbetet një përparësi e lartë për Evropën Qendrore dhe se rritja varet nga furnizimet e qëndrueshme me energji dhe një infrastrukturë transporti e telekomunikacioni e kualitetit të lartë. Centrale të rinj energjie duhet të ndërtohen me qëllim të zgjerimit kombëtar, rajonal e tërësor të ekonomive të BE, përfunduan ata.

"Infrastruktura e keqe është dobësia e këtij rajoni," tha presidenti serb Boris Tadiç, i cili do të presë samitin e CEI vitin tjetër.

Në veprimtarinë e këtij viti, diskutimet u mbizotëruan nga dy tema të nxehta në rajon: pavarësia e Kosovës dhe mosmarrëveshja Greqi-Maqedoni për emrin. Serbia ka kundërshtuar me forcë shpalljen e pavarësisë të 17 shkurtit nga udhëheqja etnike shqiptare e Kosovës, ndërsa Greqia bllokoi një ftesë të NATO-s që përndryshe do t'i jepej Maqedonisë në samitin e prillit në Bukuresht.

Crvenkovski tha se vendi i tij mbron një kompromis të ndershëm në mosmarrëveshjen me Greqinë por tha se kjo "nuk varet vetëm nga ne".

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Për Kosovën, samiti u nda. Krerët nga shteti i ri nuk qenë ftuar në samit, pasi kjo do të kërkonte miratimin nga të 18 vendet, duke përfshirë Serbinë. Crvenkovski paralajmëroi se çështja përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe mund të ishte e vështirë të zgjidhej.

Edhe BE nuk ka qenë e aftë të arrijë një qëndrim të bashkuar mbi pavarësinë e Kosovës, tha ai.

Shqipëria, Austria, Biellorusia, Bosnje dhe Herzegovina, Bullgaria, Kroacia, Repiblika Çeke, Hungaria, Italia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Slovenia dërguan të gjitha në samit krerët e shteteve. Tre anëtarë të tjerë të CEI: Italia, Rumania dhe Ukraina, u përfaqësuan me ambasadorë. Përveç tyre, ishte ftuar si mik presidenti turk Abdullah Gul.

Ngjarja e Ohrit dërgoi një sinjal të fortë për një Evropë të bashkuar përfshirëse të të gjithë vendeve në rajon, tha Gul.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment