Qyteti i ndotur maqedonas do të shpëtojë nga shkrirësi

01/05/2008

Këshilli i qytetit Velezh miratoi heqjen e ndotësit më të madh në Maqedoni, shkrirësin e braktisur të plumbit e zinkut dhe planifikon të ndërtojë në atë zonë struktura banimi e biznesi.

Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup -- 01/05/08

photo

Shkrirësi i plumbit dhe zinkut në Velezh e ndërpreu punën në 2003. [Qeveria maqedonase]

Velezhi, qyteti më i ndotur në Maqedoni, më së fundi do të prishë shkrirësin e mbyllur prej kohësh të plumbit e zinkut ndodhur në qendër të qytetit. Më parë këtë vit, këshilli i qytetit mbështeti nismën e një duzine shoqatash mjedisore bashkuar në Koalicionin e Gjelbërt, për të çmontuar fabrikën e vjetër.

Qeveria maqedonase gjithashtu e mbështeti masën. Banorët e Velezhit denoncuan ndotjen nga fabrika e cila edhe pas mbylljes ngre nivelet e plumbit dhe kadmiumit në ajër, dhé e ujë. Disa studime gjetën kadmium në indet e fëmijëve të prekur nga kanceri.

Nenad Koçiç i Shoqatës Mjedisore Vila Zora, e quajti masën një moment historik për banorët e Velezhit. Ai thotë se sipas Marrëveshjes Aarhus, që Maqedonia ka nënshkruar, shtetasit e saj kanë të drejtën e një mjedisi të shëndetshëm.

Planet për pastrimin përfshijnë shpëtimin e qytetit nga metalet e rënda dhe dekontaminimi i truallit në zonën 45 hektarëshe rreth shkrirësit. Këshilli i qytetit vendosi të inkurajojë ndërtimin e strukturave të banimit dhe biznesit rreth fabrikës.

Fabrika ndërpreu punën në 2003, por për shkak se punëtorët nuk e mbyllën atë siç duhet dhe se asaj i mungon një pronar që të marrë përgjegjësinë, ajo ende ndot zonën. Mbetjet toksike prej 30 vjetësh ndotin dheun dhe ujrat nëntokësore.

Instituti maqedonas për Shëndetin Publik raportoi në 2003, kur fabrika punonte ende, se Velezhi absorbonte 62,000 ton zink, 47,300 ton plumb dhe 12,000 ton dioksid squfuri çdo vit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Nga që askush nuk e mban njësinë, ajo nxjerr telashe të tjera. Në nëntor 2007, banorët qenë përballë një kërcënimi të rrjedhjes në lumin Vardar të rreth 200 ton acidi sulfurik mbajtur në mënyrë të papërshtatëshme në një tanker të fabrikës së Kiselinës. Po të rridhte nëp lumë ajo sasi acidi, pasojat për florën dhe faunën rajonale do të kishin qenë të mëdha. Pati një rrezik të ngjashëm në 2004, prej një rrjedhjeje të 4,500 ton acid sulfurik dhe 400 ton amoniumi prej një fabrike tjetër.

Një qytet me 50,000 banorë, Velezhi ka përballur rrezikun e vazhdueshëm si edhe një dilemë për shumë vjet. Ambjentalistët tregonin matjet që thoshin vazhdimisht se ndotja i kalonte nivelet e lejueshme me 50 herë, por mbyllja e fabrikës sillte gjithashtu papunësi. Këtë herë, qeveria qe në anën e ambjentalistëve.

Nënkryeministri i ngarkuar për çështjet ekonomike, Zoran Stavrevski tha se qeveria do të mbështesë banorët e Velezhit. "Nuk do të ketë më eksperimentime në Velezh. Ndotja duhet të ndalet dhe do të gjenden mënyrat për pastrimin e dheut dhe rajonit," tha Stavrevski.

Ministria e transportit dhe komunikacionit pritet të miratojë planin e detajuar urbanistik lëshuar nga bashkia e Velezhit dhe të nisë çmontimi i fabrikës në muajt që vijnë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment