BE përshëndet reformën e shprehjes së lirë të Turqisë

01/05/2008

BE përshëndeti amendamentin e pritur gjatë të parlamentit turk për një ligj të diskutueshëm që penalizon "fyerjen ndaj turqizmës".

Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 01/05/08

photo

"Ky amendament është një hap i mirëpritur përpara," tha komisioneri i zgjerimit i BE, Olli Rehn. [Getty Images]

BE përshëndeti të mërkurën (30 prill) miratimin nga parlamenti turk të një amendamenti ndaj artikullit 301. Parlamenti miratoi ndryshimet në kodin penal, me mbështetjen e deputetëve nga Partia qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim, pas një debati tetë-orësh. Partia e Lëvizjes Kombëtare kundërshtoi me forcë ndryshimin ndërsa opozita kryesore, Partia Popullore Republikane e përshkroi atë si një përpjekje "kozmetike" për t'i bërë qejfin BE.

"Ky amendament është një hap i mirëpritur përpara," tha komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn, duke theksuar rëndësinë e zbatimit. "Tani autoritetet turke duhet të përqëndrohen në... garantimin e lirisë së plotë të shprehjes," tha Rehn duke kërkuar amendamente ndaj artikujve të ngjashëm me qëllim që të ndalin procedimet e pabazuara.

Artikulli i diskutueshëm u bë ligj në 2005 si pjesë e një programi të reformës legjislative, por termat e tij të paqarta kriminalizuan arbitrarisht një rang të gjerë opinionesh kritike. Sipas ligjit, "fyerja publike" e "turqizmës" apo e "qeverisë turke, institucioneve gjyqësore të shtetit, ushtrisë apo strukturave të sigurimit" bëhej i dënueshëm deri në tre vjet burg.

Shumë intelektualë dolën në gjyq nën këtë artikull, duke përfshirë laureatin e çmimit Nobel për letërsinë në 2006, Orhan Pamuk, romancieren Eli Safak dhe gazetarin turk-armen Hrant Dink i cili më pas u vra.

Amendamenti nuk heq artikullin 301, por përcakton termin "fyerje publike" më qartë dhe ngushton efektivisht aftësinë e prokurorëve publikë për të nisur raste. Ai e zëvendëson termin e paqartë "turqizëm" me 'kombi turk" dhe termin "republikë" me "shteti i Republikës së Turqisë". Ministri turk i drejtësisë duhet të autorizojë çdo procedim sipas ligjit, duke e bërë më të vështirë hapjen e një rasti. Amendamenti thekson gjithashtu se shprehjet kritike nuk do të përbëjnë një krim. Ai redukton gjithashtu kohën e burgut në një maksimum prej dy vjetësh.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ndërsa pranojnë përmirësimet, kritikët e amendamentit argumentojnë se ai lë artikullin 301 si një kërcënim të zgjatur ndaj shprehjes së lirë.

BE përgjithësisht e përshëndeti masën. "Ky është një kompromis; ne nuk mund të kishim rezultat më të mirë," tha anëtari i Parlamentit Evropian, Joost Langenxhik. "Si BE, opsioni ynë kryesor ishte shfuqizimi i artikullit 301. Por ne duhet të kemi parasysh kushtet e vështira politike të brendëshme në Turqi...për tani, duhet ta pranojmë atë siç është," tha ai.

Kryetari i Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-Turqi, Lagenxhik vuri në dukje se Turqia mishëroi elementet e kodeve penale të Italisë, Polonisë dhe Gjermanisë në hartimin e amendamentit të fundit dhe se, në formën e tij të tanishme, artikulli 301 nuk do të pengojë procesin e BE për Turqinë.

BE me të cilën Turqia rreket të bashkohet, ka kohë që kritikon ligjin si një kërcënim të shprehjes së lirë dhe e përshkroi atë si një pengesë të madhe në bisedimet e Turqisë me BE. Turqia nisi bisedimet e pranimit me BE në 2005 por në tre vitet e fundit vetëm gjashtë nga 35 kapitujt e nevojshëm janë hapur.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment