30/04/2008
Qiproja dhe Greqia janë të vetmet vende të Evropës Juglindore të klasifikuara si "të lira" në sondazhin e ri vjetor të Freedom House për pavarësinë e medias mbarë botërore.
(Freedom House, AP, AFP, RFE/RL - 29/04/08)
![]() Vendet ish komuniste tregojnë rënien më të madhe relative në lirinë e medias në botë, kryesisht për shkak të një politicizimi të perceptuar të transmetimit publik, thotë raporti. [Freedom House] |
Për të gjashtin vit me rradhë, liria globale e shtypit pësoi një rënie të qartë në 2007, tha grupi i të drejtave Freedom House të martën (29 prill) ndërsa lëshonte sondazhin e vet të ri vjetor të pavarësisë së medias në botë.
"Për çdo hap përpara në lirinë e shtypit vitin e kaluar, ishin dy hapa prapa," tha Xhenifer Uindsor, drejtoreshë ekzekutive e organizatës jo-fitimprurëse me bazë në SHBA. "Kur liria e shtypit është në tërheqje...kufizime në të tjera liri mund të pasojnë."
Gazetarët pothuajse gjithkund ndeshin një mjedis në rritje armiqësor, tha grupi në sondazhin e tij të 2008 të 195 vendeve dhe territoreve, botuar vetëm ditë përpara Ditës së Lirisë së Shtypit, në 3 maj.
Media në këto vende mori një klasifikim nga 0 (më e mira) në 100 (më e keqja) bazuar në një vlerësim ligjor, ekonomik dhe politik të lirisë që gëzon. Nga 195 vendet dhe territoret që mbulon sondazhi, 72 me pikavarazh 0 deri në 30 i takojnë grupit të atyre me medie "të lirë". 59 vende me pikavarazh 31 deri në 60 u renditën në "pjesërisht të lira" ndërsa 64 me pikavarazh midis 61 deri në 100 ranë në grupin "jo të lira".
Vetëm 18% e popullsisë së botës jeton në vende me medie të lirë, tha Freedom House, duke dalluar Evropën Perëndimore si rajonin që renditet më lart për lirinë e medias. Finlanda dhe Islanda kryesojnë renditjen globale. Zelanda e Re është i vetmi vend jo-evropian midis dhjetë vendeve të para të botës.
Nga vendet e Evropës Juglindore (SEE), Qiproja ishte më mirë globalisht. Ajo u rendit e 40-a bashkë me Belize, Dominikën, Francën, Letoninë dhe Sllovakinë, të gjitha me 22 pikë.
Vendi tjetër i SEE i klasifikuar si "i lirë" ishte Greqia, në vendin e 56-të bashkë me Ganën dhe Malin.
Të gjitha vendet e Ballkanit i takonin grupit të vendeve "pjesërisht të lira". Nga to, Bullgaria u rendit më lart me 33 pikë, duke zënë vendin e 76-të në botë. Kroacia ishte e 78-a bashkë me Botsvanën.
Mali i Zi ishte i 81-jti me Timorin Lindor dhe Mongolinë.
Serbia, me 39 pikë, ishte e 84-a bashkë me Antigua dhe Barbudën, Bolivinë dhe Republikën Domenikane.
Rumania ishte e 94-a bashkë me Panamanë dhe Perunë. Freedom Hosue e fajësoi atë për "një vendim të Gjykatës Kushtetuese që rivendosi përfoljen penale".
Nga vendet e tjera të BE, Bosnje dhe Herzegovina u rendit e 97-a bashkë me Filipinet.
Maqedonia ishte në vendin e 100-të bashkë me Argjentinën. Të dyja ato kishin 47 pikë.
Shqipëria dhe Turqia u renditën më ulët midis vendeve të SEE. Shqipëria ishte e 105-a ndërsa Turqia e 106-a së bashku me Kongo-Brazavil, Honduras dhe Meksikë.
Evropa Qendrore dhe Lindore dhe ish Bashkimi Sovjetik kolektivisht treguan zprapsjen më të madhe në mbarë rajonin, tha Freedom House.
"Rusia mbetet një nga vendet më të rrezikshme në botë për median," tha ajo.
Tre vendet më të këqia të botës qenë Turkmenia, Birmania dhe Korea e Veriut.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes