Bankieri kroat: Bursa e Ballkanit ndeshet me trazira

28/04/2008

Në një intervistë me Southeast European Times, bankieri investues kroat Tomislav Tukiç thotë se bursat e Ballkanit ndeshen me një krizë jo vetëm për shkak të vështirësive globale që vijnë nga tregjet e bursave të SHBA dhe Evropiane.

Nga Ivo Shçepanoviç për Southeast European Times në Split – 28/04/08

photo

Tomislav Tukiç. [Ivo Shçepanoviç]

Tomislav Tukiç, kreu i fondit të investimeve kroate ST Invest, beson se trazira politike në Serbi dhe zgjidhja e saj e pasigurt mund të prekë bursat në Ballkan.

''Ecuria e përkeqësuar e bursave dhe fondeve të investimit është ndikuar nga kriza në Evropës dhe Shtetet e Bashkuara; megjithatë, vendet e Ballkanit vuajnë gjithashtu nga faktorë të tjerë, duke përfshirë krizën në Serbi," tha Tukiç. Ai dhe ekspertë të tjerë vënë në dukje se si bursat e Ballkanit humbën aftësi paguese pas tërheqjes së fondeve nga rajoni.

''Bursat pa aftësi paguese nxisin frikën midis investitorëve," tha ai.

Të tjerë ekspertë përkojnë me të se bursat e Ballkanit dhe fondet e investimeve gëzuan një rritje habitëse në disa vitet e fundit në të cilën disa bursa e sektorë i tejklaluan vlerat e tyre të vërteta. Investitorët mesatarë pyesin në se bursat dhe fondet në rajon mund të kthehen në nivelet që kishin në fund të 2007.

''Kompanive do t'u duhet të mbahen dhe të rritin fitimet në mënyrën që investitorët presin prej tyre. Në këtë rast, bursat do të ktheheshin në nivelin që arritën nga fundi i vitit të kaluar. Megjithatë, ai nivel ishte shumë i lartë dhe aftësia për të arritur atë është vështirë të parashikohet," spjegon Tukiç.

Sipas tij, në qoftë se rezultatet e biznesit të ardhshëm demonstrojnë stabilitet dhe rritje të fitimit dhe në qoftë se ato vijnë me stabilitet rajonal, mund të pritet një qetësim i bursës dhe çmimeve të fondeve.

''Ne nuk duhet të harrojmë se, duke folur teknikisht, bursat po pësojnë një prirje teposhtë. Situata globale ndikon rajonin e Ballkanit dhe është ende e hapur ndaj pyetjes se kur mund të presim ne një ikje nga prirja globale e të rënit. Në situata të tilla, fondet e investimeve kanë nevojë për menazhim aktiv të aftë për reagim të shpejtë ndaj të gjitha mundësive që ofron tregu. Ato kanë nevojë të shfrytëzojnë paqëndrueshmërinë që kemi përjetuar që nga fillimi i vitit dhe që me gjasë do të ndeshim në muajt që vijnë," tha Tukiç.

Ai sheh një përgjigje në qoftë se kompanitë në rajon përmbushin shpresat me rezultatet e tyre të biznesit. Një zgjidhje e krizës serbe do të ndihmojë gjithashtu.

''I tërë rajoni do të ketë probleme në qoftë se një zgjidhje politike në Serbi dështon të krijojë standarde të pranuara ndërkombëtarisht për rritjen e tregut. Pas një zhvillimi të tillë negativ, do të ishte e diskutueshme në se edhe një zhvillim pozitiv në tregjet amerikane e evropiane do të ndikonte shumë pjesën tonë të tregut," tha ai.

Një sugjerim që Tukiç ofron ndaj atyre që blejnë në fondet e investimeve është të njohin natyrën e tyre afat-gjatë.

''Historia na mëson se një investim afat-gjatë... tregon rezultatet më të mira. Mbikqyrësit e investimit duhet të pranojnë se paqëndrueshmëria përbën pjesën e një burse. Historia demonstron gjithashtu se në afat të gjatë, investimi gjatë krizave mund të sillte fitime të mëdha," vuri në dukje ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading