28/04/2008
Disa çarje shfaqen përditë në Urën e Vjetër të Mostarit, sipas ekspertëve të pajtuar nga Komisioni për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Monumenteve Kombëtare të Bosnje dhe Herzegovinës.
Nga Jusuf Ramadanoviç për Southeast European Times në Sarajevë – 28/04/08
![]() Ura e Vjetër e Mostarit. [Jusuf Ramadanoviç] |
Ura e Vjetër e famshme në botë e Mostarit, hidhet mbi lumin Neretva në Herzegovinë, rajoni juglindor i Bosnje dhe Herzegovinës (BiH). Ajo u ndërtua nga 1557 në 1566 nga Hajrudini, një arkitekt turk, me urdhër të sulltanit otoman Sulejman Madhështori. Legjenda thotë se Hajrudini iku nga Mostari nën një kërcënim të sulltanit që do ta varte atë në qoftë se ura binte ndonjëherë.
Gjatë konfliktit të BiH në 1993, bombardimet e artilerisë kroate e shkatërruan Urën e Vjetër. Pas rindërtimit të saj në 2004, zyrtarët e përfshinë atë në listën e trashëgimisë kulturore të UNESKO në 2005. Qeveritë e Turqisç dhe Italisë qenë mbështetëset kryesore të projektit.
Studimi i fundit për projektin rindërtues sugjeron se një urë e mëparshme ekzistonte në të njëjtin vend, përpara arritjes së otomanëve, në shtetin mesjetar boshnjak.
Harku i urës së re me shkëmbij gëlqerorë, pothuajse 29 metra e gjatë dhe 20 metra e lartë, përkulet në një gjysmërreth të mirënjohur për elegancën e vet. Kur dielli bie mbi kullën e hollë e në dukje delikate të harkut përmbi lumë, admiruesit e kanë të vështirë të imagjinojnë se ajo është bërë prej gëlqerorësh.
Ekspertët e Komisionit për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Monumenteve Kombëtare të BiH zbuluan se disa të çara të reja shfaqen çdo ditë në urën e rindërtuar. Raporti paraprak i komisionit thotë se shkaqet e tyre janë të panjohura dhe se vetëm mbikqyrja e përditëshme mund t'i identifikojë ato.
"Gjatë vizitës tre-ditore, ekspertët vunë në dukje se çarje të reja shfaqen çdo ditë . Është e nevojshme të përcaktohet intensiteti [i tyre], shpejtësia dhe vendosja," thotë presidenti i Komisionit Azra Haxhimuhamedoviç.
"Ura mund të plasaritet për shkak të veprimtarisë sizmike, zhvendosjes së gurëve mbajtës, punës së rrugës aty pranë ose për shkak të parregullsisë në ndërtimin që pati për qëllim rikopjimin e origjinalit të para 1993," thotë Haxhimuhamedoviç.
Disa vëshgues ja veshin çarjet një tërmeti të fundit në Herzegovinë. "Modeli... mund të përmushë këtë teori po jo padyshim deri në këtë pikë," tha Haxhimuhamedoviç.
Ura e Vjetër simbolizon Mostarin dhe tërheq turistë të shumtë. Në historinë e vet të gjatë, ura mbajti shumë emra të tillë si "Ura e Re", "Ura e sulltan Sulejmanit", "Ura e Madhe" dhe më së fundi, "Ura e Vjetër". Emri i vetë Mostarit vjen nga dy fjalë sllave, most (urë) dhe premostiti (të urëzosh një lumë).
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes