Ligjet e pakicës dhe përfaqësimi është ende i pamjaftueshëm, thotë avokati i popullit i Maqedonisë

25/04/2008

Ndonse avokati i popullit i Maqedonisë mori një numër të madh ankesash në 2007, vendit i mungojnë ende ligjet e përcaktuara anti-diskriminuese.

Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup --25/04/08

photo

Ligjet për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe përfaqësimin e duhur të pakicës dhe për të luftuar diskriminimin janë ende në zhvillim në Maqedoni. [Getty Images]

Raporti vjetor i Avokatit të Popullit për 2007 në Maqedoni thotë se zyra mori 4,068 ankesa në tërësi. Avokati i Popullit Ixhet Memeti vendosi se nuk u gjetën shkelje në 2,476 raste por se shkelje të të drejtave të njeriut kishin ndodhur në 913 raste të tjera. Memeti thotë se Maqedonisë ende i mungon një kuadër i përcaktuar për ligjet antidiskriminuese që janë në përpunim që prej tre vitesh. Ai tregoi gjithashtu se arritja e një përfaqësimi të rregullt për pakicat etnike dhe mbrojtja e të drejtave të tyre në kompanitë shtetërore mbetet e vështirë.

"Vitin e shkuar zyra e Avokatit të Popullit mori ankesa më së shumti për gjyqet e zgjatura. Nga numri tërësor i ankesave, 824 kishin të bënin me gjyqësorin, 365 qenë të lidhura me punësimin dhe 347 qenë të lidhura me trajtimin policor," tha Memeti.

"Për fat të keq, viti raportues tregon se Maqedonia ka ende një administratë publike të pareformuar dhe gjyqësor të ngadalshëm e joefektiv. Forca policore shpesh kapërcen autoritetin e saj ndërsa burgjeve u mungojnë kushtet e pranueshme dhe kujdesi i duhur shëndetësor për të burgosurit," shtoi ai.

Ai vuri në dukje se prokurori publik pranoi tre ankesa penale dërguar nga Avokati i Popullit kundër policëve që kishin tejkaluar pushtetin e tyre.

Për më tepër, privatizimi në Maqedoni nuk i përmbushi shpresat, nuk ka shërbime sociale, siç tregohet nga ligjet e pamjaftueshme kundër abuzimit të fëmijëve.

Në raportin e Avokatit të Popullit 2007, Memeti thekson nevojën për përputhje të qëndrueshme nga agjensitë mbi të cilat zyra e tij ka kompetencë.

"Kompletimi i reformës së administratës publike në Maqedoni është me rëndësi të madhe kur vjen puna te gjyqësori dhe vendim-marrja e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut," përfundon ai.

Këtë vit, zyra e Avokatit të Popullit të Maqedonisë kremton dhjetë vjetorin. Ndonse kushtetuta e 1991 ngriti zyrën, ajo nisi të operojë vetëm në 1997dhe lëshoi raportin e saj të parë në 1998. Amendamentet kushtetuese të 2001 autorizojnë Avokatin e Popullit të mbikqyrë përfaqësimin e rregullt të pakicave kombëtare në vendet e punës si edhe lidhur me detyra të tjera dhe përgjegjësi të postit. Memeti, një ish ministër i drejtësisë, pasoi Branko Naumovskin, Avokatin e parë të Popullit në 2005.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading