25/04/2008
Serbia duket se po shkon drejt rezultateve të papërfunduara të zgjedhjeve parlamentare në maj, sipas një vëzhgimi lëshuar të enjten i cili tregoi gjithashtu radikalët e vendit përpara demokratëve pro-perëndimorë.
(Blic - 25/04/08; AP, AFP, DPA, AKI, Balkan Insight, B92 - 24/04/08)
![]() Vëzhguesit i shohin zgjedhjet e majit si një zgjedhje midis farkëtimit të lidhjeve më të ngushta me BE, të mbrojtura nga presideti Boris Tadiç, ose përqafimit të Rusisë. [Getty Images] |
Një parti ultranacionaliste është përpara demokratëve pro-perëndimorë në vrapin e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të Serbisë në 11 maj, por nuk ka gjasa të fitojë një shumicë të drejtpërdrejtë, sugjeron një sondazh i dalë të enjten (24 prill).
Sipas sondazhit të 2,732 të pyeturve kryer nga Qendra për Zgjedhje të Lira e Demokraci (CeSID) midis 14 dhe 20 prill, Partia Radikale Serbe (SRS) do të kishte fituar hipotetikisht javën e shkuar, duke mposhtur bllokun pro-perëndimor të kryesuar nga Partia Demokratike (DS) e presidentit Boris Tadiç.
Ndërsa anketuesit e CeSID nuk dhanë as përqindje dhe as kufi gabimi, agjensitë ndërkombëtare të lajmeve i panë këto rezultate të përkthyera në 36.5% të mbështetjes së votuesve për SRS dhe 33.5% për DS.
Koalicioni Popullor, i kryesuar nga Partia Demokratike e Serbisë (DSS) e kryeministrit që ikën Vojislv Koshtunica, do të ishte në një distancë e treta me 12.5% të votave.
Dy partitë e tjera, Partia Liberale Demokratike (LDP) e Çedomir Jovanoviç dhe Partia Socialiste e Serbisë (SPS) e ish presidentit të vdekur Slobodan Millosheviç, ka gjasa të kalojnë pragun prej 5% të nevojshëm për vendet në parlament.
Anketuesit besojnë se midis 4.3 milion dhe 4.7 milion nga 6,723,762 votuesit e regjistruar do të hedhin votat në 11 maj. Ata gjithashtu vunë në dukje se përqindja e votuesve të mundshëm serbë që rregullisht nuk shkojnë në votime është e krahasueshme me atë të vendeve të tjera dhe shkon në 12 deri 13%.
Qeveria thirri zgjedhje të parakohëshme muajin e shkuar pas një çarjeje fatale në koalicionin qeverisë, midis DSS gjithnjë e më tepoër nacionaliste të Koshtunicës dhe DS e G17 Plus pro-perëndimore. Ato nuk mundën të binin dakord rreth integrimit të mëtejshëm të Serbisë në BE pasi shumica e vendeve anëtare të tij njohu shpalljen e pavarësisë nga Kosova.
Votuesit serbë janë "ekstremisht të polarizuar" i tha AP anketuesi Sreçko Mihajloviç, duke dalluar marrëdhëniet e vendit me BE si arsyen kryesore.
Vëzhguesit i shohin kësisoj zgjedhjet e majit si një zgjedhje midis farkëtimit të lidhjeve më të ngushta me BE, siç mbrohen nga Tadiç, apo përqafimit në vend të kësaj të Rusisë, siç preferohet nga SRS.
Por nga që as SRS as DS nuk ka gjasa të kenë një shumicë të drejtpërdrejtë pas votimit të muajit tjetër, secila parti që do të ketë shumicën do të duhet të joshë partnerë koalicioni, me Koshtunicën dhe Socialistët të parë si zgjidhje e mundëshme.
Kjo do ta bënte kreun e DSS përsëri një vendimtar, një rol i shpeshtë për të kohët e fundit.
Duke patur parasysh grindjet e vazhdueshme midis DS dhe DSS, analistët e konsiderojnë një koalicion të ri Tadiç-Koshtunica si të pamundshëm. Skenari i tyre më me gjasa është që DSS të çiftohet me SRS, me SPS ndoshta si partneri më i vogël i koalicionit.
Një aleancë e tillë mund të komandonte 138 vende në parlamentin 250-vendesh, sipas DPA.
Dështimi për të formuar një qeveri do të detyronte zgjedhje të reja dhe të sillte rrotull bllokimin politik duke dëmtuar ekonominë serbe. Ajo gjithashtu do ta bënte të vështirë edhe pse jo të pamundëshme, marrjen e ndonjë hapi konkret drejt integrimit në BE.
Perëndimi, i shqetësuar se vendi ose mund të bëjë pas në ultranacionalizëm ose të fundoset në stanjacion, ka kërkuar vazhdimin e shpresës për një të ardhme evropiane për Serbinë. Megjithatë, këto sigurime kanë qenë gjithashtu të balancuara ndaj këmbënguljes së vazhdueshme se Beogradi duhet të ekstradojë të paditurit për krime lufte, duke përfshirë ish gjeneralin serb boshnjak Ratko Mlladiç.
Të enjten, ministri i jashtëm i Hollandës, i cili ka këmbëngulur me vendosmëri në ekstradimet si një parakusht për përparimin e mëtejshëm ndaj integrimit, sugjeroi se vendi i tij mund të jetë i dëshërueshëm të tregojë fleksibilitet në çështjen.
"Ne duam ta bëjmë të qartë se ne nuk kemi asgjë kundër Serbisë," u tha ligjbërësve ministri i jashtëm Maksim Verhagen, duke argumentuar se një fitore nga e djathta esktreme serbe mund ta bënte edhe më me gjasa që Mlladiç të mos përballej ndonjëherë me drejtësinë. "Unë dua të shoh për një zgjidhje krijuese të kësaj dileme," tha ai.