23/04/2008
Kroacia, Rumania dhe Serbia ranë dakord në Bukuresht të martën të ngrenë një kompani që do të zhvillonte një tubacion pan-evropian për të transportuar naftën e Kaspikut në tregun evropian.
(B92, Nine O'clock - 23/04/08; AFP, Xinhua, Rompres, B92, Balkan Insight, Makfax - 22/04/08; AFP - 03/04/07)
![]() Projekti parashikon ndërtimin e një tubacioni nga porti i Konstancës në Detin e Zi, që kalon nëpër Rumani, Serbi, Kroaci e Slloveni përpara se të përfundojë në Trieste, Itali. [Getty Images] |
Kroacia, Rumania dhe Serbia ranë dakord për të shtrirë një tubacion nafte pan-evropian (PEOP) të martën (22 prill), ndërsa nënshkruan një marrëveshje në Bukuresht për të nxitur projektin e vlerësuar në deri 3.5 miliard euro.
"Kompania e projektit do të regjistrohet brenda 45 ditëve në Londër, ku do ta ketë dhe bazën," tha sekretari i shtetit të Rumanisë për çështjet ekonomike, Viorel Palaska. "Ky është një hap i parë, i nevojshëm, për ta përfunduar këtë projekt."
Kompania e zhvillimit të projektit (PDC) do të ketë 2,100 aksione vlerësuar me 100 paunde britanike (rreth 125 euro) secili, shpërndarë barabar midis të tre vendeve. Secili prej tyre do të mbajë kështu një të tretën e vlerës së mbi 262,000 euro nëpërmjet kompanive që përfaqësojnë ato. Përfaqësuese e Kroacisë do të jetë kompania Janaf, e Serbisë, Transnafta dhe e Rumanisë, kompanitë Conpet dhe Oil Terminal. Dy kompanitë rumune do të kontribuojnë secila 35,000 paunde britanike (rreth 43,736 euro) në kapitalin e përbashkët të PDC.
Palaska u tha gazetarëve se kompania me bazë në Londër do të nxisë tubacionin për të tërhequr më tepër investitorë. Sipas tij, Kazakistani dhe Azaerbaixhani kanë shprehur tashmë interes në përfshirjen si furnizues nafte dhe ndoshta edhe si investitorë dhe pjesëmarrës.
Marrëveshja e së hënës erdhi pas 12 mujash pasi të tre vendet, së bashku me Slloveninë dhe Italinë nënshkruan një deklaratë në Zagreb ku zotoheshin të rritnin bashkëpunimin e tyre në furnizimin e naftës së Kaspikut në tregun evropian.
Plani, i propozuar së pari në 2002, parashikon shtrimin e një tubacioni nga porti rumun i Konstancës deri në Trieste, në bregdetin italian adriatik, nëpërmjet Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë. Një studim realizueshmërie sugjeron se ai do të transportonte 60 milion ton naftë çdo vit. Ndërtimi mund të nisë vitin tjetër dhe pritet të mbarojë në 2013.
Projekti i tubacionit Konstanca - Trieste gëzon mbështetjen e nga BE 27-anëtarëshe, e cila do që të bëjë të larmishëm furnizuesit dhe të reduktojë vartësinë nga nafta ruse.
"Unë dhe kolegët e mij do të bëjmë gjithshka të mundshme për të lehtësuar [këtë] punë," u zotua komisioneri i BE për energjinë Andris Piebalgs në fillim të prillit 2007.
Ai shtoi se tubacioni Konstanca - Trieste do të ndihmonte anashkalimin e dendësisë në rrugën tradicionale të Detit të Zi.
Sllovenia dhe Italia mundet ende të cilësojnë firmat e tyre përfaqësuese në projekt, u tha Palaska gazetarëve.
"Italia, ka më shumë gjasa, të na japë ne një përgjigje pasi të bëhet qeveria e re," shtoi ai.
Sllovenia fillimisht ngurroi rreth sheqtësimeve mjedisore.
Po qe se ky vend vendos të rrijë jashtë, "ka ende opsione" për PEOP, citonte AFP Vladimir Vrankoviç të Janaf të Kroacisë të thoshte të hënën. Ai theksoi megjithatë se "pa Italinë, ky nuk është një projekt."