22/04/2008
Komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn tregoi të hënën se Brukseli do që të nënshkruajë një marrëveshje kyçe me Serbinë përpara zgjedhjeve të vendit në maj, por kryeministri Vojislav Koshtunica përsëriti kundërshtimin e tij.
(Blic, B92 - 22/04/08; Reuters, DPA, Balkan Insight, Beta, B92, Serbian Government - 21/04/08)
![]() "Është dukshtëm jo në interesin kombëtar të Serbisë të nënshkruajë një marrëveshje që do të interpretohej nesër si nënshkrim i Serbisë për një Kosovë të pavarur," tha kryeministri Vojislav Koshtunica. [Getty Images] |
BE ka në plan të nënshkruajë një pakt të madh para-pranimi me Serbinë përpara zgjedhjeve të kësaj në 11 maj me qëllim që të mbajë vendin në udhën drejt anëtarësimit në Bashkim, tha të hënën (21 prill) një zyrtar i lartë në Bruksel.
"Ne nuk duam që Serbia të heqë dorë nga integrimi i saj evropian," i tha komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn së përditëshmes gjermane Die Welt. "Marrëveshja e stabilizimit dhe shoqërimit (SAA) do të ishte një sinjal i fortë se Bashkimi Evropian është i vendosur për të ardhmen evropiane të Serbisë."
Marrëveshja, e cila ka përfitime ekonomike e të tregtisë për vendet që shpresojnë të bashkohen me bllokun, do ta vinte Serbinë pranë njohjes zyrtare të kandidaturës së vet dhe më pastaj në bisedimet e anëtarësimit.
Ndërsa të dy palët sigluan SAA nëntorin e kaluar, zyrtarët e BE i thanë Beogradit se bashkëpunimi i plotë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) mbetet i rëndësishëm.
Gjykata e Hagës po i bën presion Serbisë të dorëzojë katër të arratisurit, duke përfshirë kreun serb boshnjak Radovan Karaxhiç dhe komandantin e tij ushtarak Ratko Mlladiç.
Megjithatë, shumica e anëtarëve të BE mbrojnë ofrimin Serbisë të SAA përpara zgjedhjeve të majit për të forcuar forcat e saj pro-evropiane dhe për të parandaluar nga fitorja partitë nacionaliste që po përfitojnë nga pakënaqësia rreth pavarësisë së Kosovës. Zgjedhejt e parakohëshme parlamentare u thirrën pasi koalicionin qeveritar u prish muajin e shkuar. Ai u nda mbi atë në se Serbia duhet të ndjekë lidhje më të ngushta me BE pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shumica e anëtarëve të BE.
Një sondazh i fundit tregoi se votimi i ardhshëm do të jetë sup më sup. Partia Demokratike (DS) e presidentit Boris Tadiç dhe Partia ultra-nacionaliste Radikale Serbe (SRS) kanë secila rreth 35%.
DS mbështet nënshkrimin e SAA ndërsa SRS dhe partitë e tjera nacionaliste, duke përfshirë Partinë Demokratike të Serbisë të kryeministrit që po ikën Vojislav Koshtunica, e shohin nënshkrimin si të barabartë me njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Psi është thënë kështu, të dyja palët mundet ende të nënshkruajnë marrëveshjen jo më larg se 29 prilli gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të BE në Luksemburg.
Megjithatë, Belgjika dhe Hollanda veçanërisht rezistojnë për nënshkrimin e marrëveshjes për deri sa të arratisurit e kërkuar të mbeten të lirë.
Duke përmendur burime në Bruksel, Reuters sugjeroi të hënën se hollandezët mund të pranojnë përfundimin e marrëveshjes tani, në qoftë se ratifikimi përfundimtar varet nga dorëzimi i të paditurve më pas.
Koshtunica, megjithatë përsëriti kundërshtimin e vetduke thënë se pakti dëmton interesat e Serbisë.
"Olli Rehn mbështet pavarësinë e njëanëshme të Kosovës dhe mbështet nënshkrimin e marrëveshjes," tha ai. "Është dukshtëm jo në interesin kombëtar të Serbisë të nënshkruajë një marrëveshje që do të interpretohej nesër si nënshkrim i Serbisë për një Kosovë të pavarur,"
Përpara një vizite dy-ditore në Beograd, komisionerja e ndihmës rajonale të BE, Danuta Huebner paralajmrëoi të hënën se pa një nënshkrim, Serbia rrezikon humbjen e 1 miliard euro në ndihmë që blloku ka caktuar deri në 2013.