Organizata rinore synon shpenzimet e qeverisë në BiH

21/04/2008

Një organizatë rinie në Bosnje dhe Herzegovinë po bën fushatë për të pakësuar qeverinë kombëtare.

Nga Ivo Shçepanoviç për Southeast European Times -- 21/04/08

photo

Organizata rinore Revolt thotë se qeveria duhet të pakësohet. [Qeveria e BiH]

Organizata e rinisë Revolt bëri disa demonstrata në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) këtë muaj në përpjekjen e vet për të pakësuar shpenzimet publike të vendit. Në 6 prill, grupi mbajti një miting në Sarajevë, pas një demontrate në Mostar.

Në Mostar, më tepër se 1,000 vetë nënshkruan në orën e parë peticionin "Të shkurtojmë administratën". Aktivistët kanë në plan të dërgojnë nënshkrimet tek autoritetet e të dyja njësive, Federatës së Bosnje dhe Herzegovinës (FBiH) dhe Republika Srpska (RS) dhe të gjitha kantoneve.

"Revolt është një organizatë joqeveriatare e jofitimprurërse [e cila është] gati t'i kundërvihet çdo veprimi të dëmshëm kryer nga politikanët qeverisës," thotë statuti i grupit.

"Ne duam që njerëzit të dërgojnë kërkesa për përfaqësuesit e autoriteteve të cilët ndonjëherë sillen si të paarritshëm...Vetëm në periudhën para zgjedhjeve ata nuk sillen si të paarritshëm," thoshte organizata në një deklaratë.

"Nëpërmjet këtij veprimi simbolik ...ne donim të përsëritnim kërkesën tonë për të zvogëluar shpenzimin publik në Bosnje dhe Herzegovinë."

Të tjera OJQ në vend kanë treguar mbështetje për fushatëne Revolt, duke përfshirë Qendrat për Nismat Qytetare, Gheto, Qendrën Kulturore Rinore Abrasheviç dhe Pse Jo. Shumë nga aktivistët besojnë se vendi do të funksiononte më mirë me më pak nëpunës qeverie.

Agjensia federale e lajmeve Fena raporton se qeveria e BiH pritet të disbursojë 113 milion euro në paga këtë vit, një rritje e ndjeshme nga 82 milion euro për vitin e kaluar.

Pagat në dhomën e popullit të parlamentit u rritën me 37% dhe pagat e qeverisë janë 2.5 herë më të larta se mesatarja kombëtare.

E kaluara e Revolt përfshin protesta e fushata të shumta. Një nga të fundit u përpoq të fshinte të gjitha grafitit që dukeshin si sulmuese ndaj çdo pakice të vendit.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading