18/04/2008
Manastiri i shekullit të 14-të i Fojnikës në Bosnje dhe Herzegovinë, është një monument për historinë dhe tolerancën fetare në BiH të ditëve tona.
Nga Jusuf Ramadanoviç për Southeast European Times në Sarajevë – 18/04/08
![]() Një detaj nga koleksioni i stenave të Fojnikës. [Jusuf Ramadanoviç] |
Fojnika, një qytet i vogël piktoresk në Bosnje dhe Herzegovinën (BiH) qendrore, është i famshëm për manastirin e tij françeskan të Shpirtit të Shenjtë, që mban një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të vendit. Data e ngritjes së manastirit është e paqartë por historianët janë krejt të sigurtë se ai vjen nga gjysma e parë e shekullit të 14-të. "Fojnika kishte si kishën dhe manastirin që nga koha e mbretërve boshnjakë," thonë dokumentet otomane.
Koleksionet e muzeut të manastirit mbajnë Abd-Namah (Urdhërin) e sulltan Mehmetit të II-të, Pushtuesit, që garanton sigurinë dhe lirinë e françeskanëve. Ky dokument i lejoi françeskanët të predikojnë lirisht mes katolikëve në BiH, gjë e cila nga ana e vet bëri të mundur ruajtjen e katolicizmit boshnjak në shekuj.
Muzeumi ka gjithashtu Librin e Stemave që datohet nga 1304, ndoshta një nga librat më të vjetër në rajon, me emblemat historike të disa vendeve të Ballkanit dhe të familjeve të shquara bosnjake të asaj kohe. Në ekspozim është gjithashtu një koleksion i rrallë numizmatik.
Manastiri është aktualisht në restaurim. Kuratori i tij Mirko Majdançiç thotë se është planifikuar një tavernë për në oborr. Ajo do të ketë një qoshe për muzikantët dhe do të shërbejë vetëm ushqim të padëmshëm për mjedisin, të tillë si gjizë, reçele, lëngje, byrekë të bërë vetëdhe patate të këndshme të Fojnikës. Një kooperativë bujqësore pranë rrit reth 20 ton patate në vit.
Përveç tavernës dhe muzeut, manastiri mbahet për një librari që ka rreth 50,000 tituj. Shumica e punëve janë filosofike dhe teologjike, shtypur nga shekulli 16 deri në të 19-in. Arkiva e librarisë ruan më tepër se 3,000 dokumente nga Perandoria Otomane, me 13 nga to që datojnë që nga 1481.
Sot, manastiri hijeshon e simbolizon Fojnikën. Ai është konsideruar një roje e historisë së Fojnikës dhe një mbrojtje për të ardhmen e saj.
Françeskanët boshnjakë çmohen shumë për patriotizmin e tyre nga komuniteti boshnjak musliman, i cili beson se ata janë pjesë e pandarë e shtetit mesjetar boshnjak dhe e shtetit modern. Françeskanëve u pëlqen të thonë se ata janë të përkushtuar ndaj Zotit dhe Bosnjës.