Prokurori i OKB i thotë Serbisë se të arratisurit e mbetur për krime lufte duhet të kapen

18/04/2008

Kryeprokurori i OKB përkrimet e luftës Serge Bramertz i kërkoi Serbisë të enjten të përmirësojë bashkëpunimin e saj me gjykatën e Hagës dhe të rritë përpjekjet për të arrestuar katër të paditurit nga gjyqi, mbetur të arratisur.

(B92 - 18/04/08; AP, AFP, Reuters, DPA, AKI, BBC, Euobserver, Balkan Insight, Beta, B92 - 17/04/08)

photo

Kryeprokurori i OKB për krimet e luftës Serge Bramertz (majtas) takohet me kryeministrin Vojislav Koshtunica (djathtas) në Beograd të enjten (17 prill). [Getty Images]

Serbia duhet të përmirësojë bashkëpunimin e saj me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) tha të enjten (17 prill) kryeprokurori i OKB për krimet e luftës Serge Bramertz ndërsa arriti në një vizitë dy-ditore në Beograd.

"Unë veçanërisht këmbëngula në kërkimin dhe arrestimin e katër të arratisurve të mbetur," tha prokurori belg pas bisedimeve me zyrtarë të lartë serbë.

Ish kreu serb boshnjak Radovan Karaxhiç dhe komandanti ushtarak Ratko Mlladiç, të dy të akuzuar për genocid lidhur me masakrën e Srebrenicës në 1995, kryesojnë listën e kriminelëve të luftës të paditur nga ICTY. Dy të tjerët janë ish komandanti i policisë serbe boshnjake Stojan Zupljanin dhe kreu kroat serb i kohës së luftës Goran Haxhiç.

"Është vendimtare që ata të sillen në drejtësi sa më parë të jetë e mundur," u tha Bramertz gazetarëve pas një takimi me prokurorin e Serbisë për krimet e luftës, Vladimir Vukçeviç.

Prokurori i OKB u takua gjithashtu me presidentin pro-perëndimor Boris Tadiç, nacionalistin që ikën, Vojislav Koshtunica dhe Rasim Ljajiç, kreu i këshillit të Serbisë për bashkëpunimin me ICTY.

Bramertz diskutoi gjithashtu disa aspekte të bashkëpunimit serb me gjykatën, të tilla si transferimi i dokumenteve të kërkuara, aksesi në arkivat e shtetit dhe hetimi i rrjeteve mbështetës të të arratisurve.

Tadiç i dha sigurime prokurorit të OKB duke përcjellë "një vendosmëri të qartë nga Serbia që të gjithë ata që kryen krime lufte në ish Jugosllavi të gjykohen në Hagë pavarësisht nga orgjina etnike."

Si ai dhe Koshtunica, megjithatë shprehën zemërimin e Serbisë rreth lirimit të fundit nga ICTY të ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Tadiç shprehu shpresë se prokurorët e OKB do të apelojnë ndaj asaj që Koshtunica e përshkroi si "një përqeshje e drejtësisë".

Bramertz qe në një mendje se prokurorët e OKB qenë të pakënaqur, duke vënë në dukje se disa dëshmitarë nuk dolën në gjyq.

"Zyra ime po studjon ndërkaq gjykimin 300-faqesh [për] bazë të mundëshme për apel," tha ai.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Vendimi për Haradinaj i bëri nacionalistët serbë të kërkojnë të mos dorëzohen më të paditur tek një gjykatë "e njëanëshme, anti-serbe".

Bashkëpunimi i plotë me ICTY nuk është vetëm një detyrim anëtari të OKB për Serbinë; ai është gjithashtu një kusht kyç për nënshkrimin e marrëveshjes së saj të stabilizimit dhe shoqërimit (SAA) me BE teksa ajo ndjek anëtarësimin në Bashkim.

Shumica e 27 anëtarëve të BE thonë se do të qenë gati të nënshkruanin marrëveshjen edhe në qoftë se të arratisurit e mbetur janë të lirë, për aq sa Beogradi bën dukshëm çdo përpjekje për kapjen e tyre. Hollanda megjithatë këmbëngul se Serbia duhet së pari të përmbushë detyrimet e veta.

Zëdhënësja e ICTY Olga Kavran u tha gazetarëve se zyrtarët e BE kishte gjasa të takonin Bramertz për të diskutuar bashkëpunimin serb. Ai do të përfshijë një vlerësim në raportin e tij të rregullt për Këshillin e Sigurimit të OKB në mes të majit, përpara një paraqitjeje personale në qershor.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Voto

Loading

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

Cilin rrjet social interneti përdornin më shumë ?

Facebook
Poznanici
Hi5
Ibox
Të tjera



shih rezultatet Shto koment (16)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes