Greqia do të bëhet pjesë e projektit të tubacionit të gazit Rrjedha Jugore

16/04/2008

Një marrëveshje e pritur në Moskë këtë muaj do ta futë Greqinë në një sipërmarrje për të ndërtuar një tubacion 900 km nën detin e Zi.

(Reuters, IHT, Reporter.gr, The Moscow Times, Wiener Zeitung, Portfolio.hu, B92 - 15/4/08; New Europe, RIA Novosti, Kommersant - 14/04/08; AP, ANA-MPA - 10/04/08)

photo

"Rusia është një lojtar shumë i madh i energjisë dhe lidhjet pozitive që ne aktualisht gëzojmë mund të jenë vetëm një gjë e mirë," tha ministri grek i zhvillimit Kristos Folias. [Dosje]

Pas Bullgarisë dhe Serbisë më parë këtë vit, Greqia do të bëhej vendi i tretë ballkanik që bashkohet me tubacionin Rjjedha e Jugut, parashikuar për të transportuar gazin natyral rus në Evropë.

"Ne kemi rënë dakord të jemi pjesë e projektit Rrjedha e Jugut," i tha Reuters të martën (15 prill) ministri grek i zhvillimit Kristos Folias. "Ne po diskutojmë tani detajet teknike për të formuluar një dokument që mund ta nënshkruajmë. Vullneti politik [nga të dy palët] është...një fakt."

Marrëveshja mbi përfshirjen e Greqisë mund të nënshkruhet nga fundi i këtij muaji gjatë vizitës së kryeministrit grek Kostas Karamanlis në Moskë.

Sipas projektit, një ndërmarrje e përbashkët e Gazpromit të mbështetur nga Kremlin dhe Eni të Italisë, një tubacion 900 km do të shkojë nën detin e Zi, duke lidhur Rusinë me Bullgarinë dhe pastaj do të ndahet në dy degë. Serbia dhe Hungari, që kanë pranuar gjithashtu të bashkohen me projektin, do të shtrihen në degën veriore, që fillimisht u planifikua të përfundojë në Austri.

Për shkak të problemeve me OMV të Austrisë, Gazprom duket se po konsideron tani ndryshimin e degës nëpërmjet Sllovenisë dhe prej andej në Italinë e veriut. CEO i kompanisë Aleksei Miller thuhet se fitoi mbështetjen e presidenti slloven Danilo Turk dhe të kryeministrit Janez Jansa javën e shkuar për përfshirjen e vendit të tyre në projektin e Rrjedhës Jugore.

Greqia do të bëhej një vend tranzit në degën jugore të tubacionit për në Itali.

Rrjedha Jugore, me vlerë 10 miliard euro është planifikuar të kompletohet në 2013. Ajo do të transportojë çdo vit 30 miliard metra kub gaz natural rus për në Evropë.

Rusia ndërkaq furnizon më tepër se çerekun e konsumit të BE 27-vendëshe, gjë që ka ngjallur shqetësime rreth pushtetit në rritje të Moskës në tregun evropian të energjisë.

Rrjedha Jugore është parë si një konkuruese ndaj tubacionit Nabucco të BE që ka kohë që zvarritet dhe që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara. Ajo do të transportonte çdo vit deri në 30 miliard metra kub gaz nga Azia Qendrore dhe Kaspiku për në BE nëpërmjet Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Austrisë, duke mbuluar ndoshta 5% të nevojave të Evropës.

Vërejtjet e ministrit të zhvillimit Folias në Reuters erdhën vetëm ditë pasi zëvendësndihmësi i sekretarit të shtetit të SHBA Methju Bryza u tha gazetarëve në Athinë javën e shkuar se ai dhe ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis kishin "biseduar mbi atë se sa e rëndësishme është të vendoseshin opsione të ndryshme përpara se të thellohej vartësia në një drejtim, në një kompani të vetme që është tashmë një furnizues i madh".

Në intervistën e tij me Reuters, Folias kërkoi t'i minimizonte të tilla shqetësime, duke thënë se "Rusia është një lojtar shumë i madh i energjisë dhe lidhjet pozitive që ne aktualisht gëzojmë mund të jenë vetëm një gjë e mirë."

Vitin e kaluar, Greqia dhe Bullgaria bënë një marrëveshje me Rusinë për ndërtimin e një tubacioni 285 km që ka për qëllim të sjellë naftën ruse në Mesdhe.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading