15/04/2008
Komisioni zgjedhor i Serbisë botoi një dekret të hënën ku tregohet se Beogradi po planifikon të lërë mënjanë kundërshtimin e UNMIK dhe të mbajë zgjedhje lokale në Kosovë.
(B92 - 15/04/08; AP, B92, Balkan Insight, Javno.hr - 14/04/08; Balkan Insight - 11/04/08; Reuters - 09/04/08)
![]() Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu (majtas) dhe kryeministri Hashim Thaçi janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë. [Getty Images] |
Serbia e bëri të qartë të hënën (14 prill) se ka ndërmend të mbajë zgjedhje lokale në Kosovë muajin tjetër pavarësisht paralajmërimeve se votimi do të shkelte rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe kësisoj do të ishte i paligjshëm.
Shefi i UNMIK, Joakim Ruker këmbëngul se vetëm OKB ka të drejtë të kryejë zgjedhje në Kosovë. Megjithatë, ai ka thënë se Serbia mund të ndihmojë organizimin e e zgjedhjeve lokale të drejtuara nga OKB në komunat e mbizotëruara nga serbët këtë vit dhe ai pranoi të drejtën e Beogradit për të kryer zgjedhje parlamentare në Kosovë.
"Zgjedhjet lokale të Serbisë në Kosovë do të qenë të paligjëshme bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit," shkroi ai në përgjigjen e një letre nga ministri serb për Kosovën, Slobodan Samarxhiç, që tregopnte planet e Beogradit për të mbajtur zgjedhje në Kosovë. "Megjithatë, zgjedhjet parlamentare mund të bëhen."
Zgjedhjet serbe lokale e parlamentare do të bëhen njëherazi në 11 maj. Një vendim i komisionit zgjedhor të Serbisë botuar në gazetën zyrtare të vendit të hënën, përmbante udhëzime për organizimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në 17 shkurt. Ajo rreshtonte 16 komuna duke përfshirë Prishtinën ku do të vendoseshin qendrat e votimit.
Serbia kundërshton pavarësinë e Kosovës megjithatë mbi 30 vende shumica anëtare të BE, e kanë njohur atë deri tani.
Një çarje midis partive pro-evropiane dhe atyre nacionaliste në koalicionin qeverisës serb rreth asaj se si duhej të reagohej ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shpuri në rrëzimin e qeverisë muajin e shkuar dhe u planifikuan zgjedhje të parakohëshme.
Kryeministri serb Vojislav Koshtunica i tha B92 me bazë në Beograd të hënën, se qëllimi kryesor i mbajtjes së votimit në Kosovë ishte "thjeshtë të legjitimitonte" atë si një pjesë e vendit të tij, pa marrë parasysh çfar kërkon UNMIK.
Samarxhiç, i cili është një anëtar i Partisë Demokratike të Serbisë, të Koshtunicës, ndërkohë i kërkoi shefit të UNMIK të thërresë zgjedhjet lokale në Kosovë, të organizuara nga autoritetet serbe. "UNMIK nuk është në gjendje të organizojë dhe mbajë zgjedhje lokale për serbët në Kosovë për shkak se verën e shkuar Ruker bëri amendamente ndaj rregullave të zgjedhjeve...[duke shkelur kështu] rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit," e citonte qeveria Samarxhiç të thoshte.
Shtytja e Beogradit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë ndezi kritikë nga krerët shqiptarë etnikë në Prishtinë. Duke e parë atë si një orvatje për të mbjellë paqëndrueshmëri në shtetin më të ri të Evropës, ata i bënë thirrje UNMIK të ndalojë bërjen e votimit.
"Kosova e pavarur është një zonë zgjedhore për të gjithë shtetasit e vet," u citua presidenti Fatmir Sejdiu të thoshte. "Është përgjegjësi e UNMIK-ut t'u japë një përgjigje më të mirë të tilla nismave që kanë për qëllim të destabilizojnë Kosovën dhe ta deinstitucionalizojnë atë në praktikë."
Ndërsa do të ishte e vështirë për UNMIK dhe KFOR të pengonin serbët e Kosovës nga votimi në zgjedhjet lokale, zyrtarët ndërkombëtarë treguan se në qoftë se ato bëhen, rezultatet e votimeve nuk do të njihen.
UNMIK "nuk ka marrë ndonjë përgjigje për letrën dërguar nga z. Ruker autoriteteve të Beogradit...por në qoftë se zgjedhjet lokale mbahen në Kosovë, atëhere është e qartë se ato do të konsiderohen të paligjëshme," citoi Balkan Insight të thoshte Sven Lindholm, një zëdhënës i misionit të OKB.