Paqëndrueshmëria politike e Serbisë kërcënon investimin e huaj

14/04/2008

Paqëndrueshmëria politike dhe grindjet midis partnerëve të koalicionit të mëparshëm qeverisës mund t'i kushtojë Serbisë tre sipërmarrje të huaja me vlerë të llogaritur në 2 miliard euro.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd – 14/04/08

photo

Çarja midis Partisë Demokratike të presidenti Boris Tadiç (djathtas) dhe Partisë Demokratike të Serbisë të kryeministrit Vojislav Koshtunica, ka kërcënuar sipërmarrjet e mëdha të investimit të huaj. [Getty Images]

Pas rënies së muajit të fundit të qeverisë serbe dhe vendimit për të mbajtur zgjedhje të parakohëshme në maj, vendi hyri në një periudhë paqëndrueshmërie politike që mund t'i kushtojë ekonomisë së vet së paku 2 miliard euro në investime të huaja.

Partia Demokratike e presidentit Boris Tadiç dhe partia Demokratike e Serbisë e kryeministrit Vojislav Koshtunica, dy ish partnere të koalicionit qeverisës, kanë vënë në rrezik ndërmarrje të mëdha të huaja gjatë rrjedhës së fushatës.

Së pari, u shty një marrëveshje gazi me Rusinë e cila mund të fuste 900 milion euro vetëm në industrinë serbe të naftës. Marrëveshja do të kishte garantuar gjithashtu stabilitet të gjatë në furnizimet me gaz.

Pas kësaj, u shty ndërtimi i udhëshpejtës Horgos-Pozega nga kompanitë austriake PORR dhe Alpina. Vlera përfundimtare e udhëshpejtës u llogarit në 1.7 miliard euro. Ndërtimi u shty nga paaftësia e mbajtësve të koncesionit për të arritur marrëveshje financiare me Deutsche Bank.

Shtyrja e të dy investimeve shpuri në grindje publike të ndezur midis partive të Koshtunicës dhe Tadiç. Ministrat e Koshtunicës akuzuan demokratët e Tadiç për zvarritjen e projekteve me shpresë të mbizotërimit të kabinetit të ri dhe pastaj ta merrnin të gjithë meritën për vete.

Ministrat e Tadiç, nga ana tjetër, fajësuan Koshtunicën për dyshimin e përdorimit të sipërmarrjeve për qëllime politike. Në fund, u vendos që parlamenti i ri do të votonte mbi marëveshjen e gazit me Rusinë ndërsa firmat austriake do të kishin deri në fund të vitit për të gjetur paratë për të ndërtuar udhëshpejtën.

I treti investim i madh i kërcënuar nga fushata është tenderi për minierën e bakrit dhe kompleksin e shkrirjes RTB Bor, të cilën një kompani austriake, A-Tec, ka planifikuar ta blejë për rreth 300 milion euro. A-Tec nuk pagoi shumën në afatin e caktuar kështu që qeveria vendosi të nisë negociata me ofruesin e dytë në rradhë, SMR, një kompani e zotëruar nga biznesmeni rus Oleg Deripaska. A-Tec tha se nuk mund të ofronte të gjithë shumën pasi huadhënësi i saj, Deutsche Bank, u tërhoq nga përfshirja në Serbi. Banka i mohon të thënat.

Ekonomisti Stojan Stamenkoviç tha se ndalja në investimet e huaja rezulton nga paqëndrueshmëria politike dhe kërcënon rritjen ekonomike.

"Kreditorët dhe investitorët, veçanërisht të huajt, po presin për zgjidhjen e lëmshit të shkaktuar nga shkëputja e Kosovës dhe ndikimi i saj në orientimin ekonomik të Serbisë pas zgjedhjeve të 11 majit," tha ai.

Këtë vit, Serbia pret të shohë rreth 1.3 miliard euro vlerë të investimit të huaj. Vitin e kaluar ajo ishte në afërsisht 2 miliard euro. Ekonomistët paralajmërojnë se mungesa e investimeve do të pengojë si rritjen ekonomike ashtu dhe krijimin e punëve, pasi kapitali lokal është i pamjaftueshëm.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading