08/04/2008
Në një operacion të dytë të madh këtë vit, policia kapi një grup të dyshuarish të al-Keadës javën e shkuar. Të shtunën, një gjykatë turke paditi 24 nga ta.
Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 08/04/08
![]() Policia turke arrestoi një grup të dyshuarish të al-Kaedës. [Getty Images] |
Një gjykatë turke paditi të shtunën (5 prill) 24 anëtarë të dyshuar të al-Kaedës me akuza për bomba të planifikuara dhe përkatësi në një organizatë terroriste. Ata janë akuzuar për komplotimin e ngritjes së sulmeve në Stamboll në qoftë se Turqia vendoste të dërgonte më tepër trupa në misionin e kryesuar nga NATO në Afganistan.
Të dyshuarit qenë pjesë e një grupi prej 35 vetësh të kapur nga policia në 1 prill në operacionin e saj të dytë të madh të vitit kundër al-Kaedës, që thuhet se po planifikon sulme vetëvrasëse brenda Turqisë.
Sipas policisë, të kapurit riorganizuan qelizën e Stambollit për katër vjet pas bombave të nëntorit 2003 që vranë 63 vetë.
Të dyshuarit qenë lidhur me një rrjet të al-Kaedës në Turqinë juglindore që u ndërpre nga një operacion i madh në janar. Një polic dhe katër nga militantët e dyshuar u vranë në shkëmbimin 13-orësh të zjarrit në 24 janar.
Bastisjet e fundit të policisë në Stamboll dhe krahinat Hataj, Konia dhe Gaziantep kanë dhënë njohuri të rëndësishme për al-Kaedën turke. "Këta të dyshuar janë anëtarë të organizatave terroriste që shfrytëzojnë fenë," tha policia e Stambollit. Krerët qenë trainuar në kampe ushtarake në "të ashtuquajturat rajone të xhihadit" dhe pastaj qenë kthyer në Turqi për të kryer akte terroriste me udhëzimet dhe mbështetjen financiare të organizatës.
Deklarata me qëllim kishte hequr termat islamik apo terror islamik. Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan kundërshton kategorisht ato terma bazuar në atë që asnjë fe nuk e lejon terrorizmin dhe se do të ishte e shëmtuar të vije fjalën islamik pas terrorizmit.
Operacioni i fundit zbuloi se qeliza e re e al-Kaedës ishte organizuar rreth dy xhamive të vogla dhe kishte ngritur shkollat e veta në vend që të dërgonte fëmijët e anëtarëve të tyre në shkollat publike.
Qeliza e Stambollit kundërshtonte gjithashtu sistemin ligjor turk dhe kishte ngritur sistemin e vet ligjor islamik.
Gjatë bastisjeve të policisë, u kapën dokumente të ndryshme dhe CD që përmbanin informacion mbi trainimin ushtarak. Policia e Stambollit thotë se të dyshuarit qenë përgatitur të kryenin akte terroriste në bashkëpunim me grupe të tjera radikale në Turqi.
Të premten, forcat e sigurisë së Pakistanit arrestuan katër vetë për lidhje të dyshuara me al-Kaedën, sipas Reuters. Të katër ata qenë turq, dhe tre mbanin pasaporta turke.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes