08/04/2008
Qeveria turke dërgoi të hënën një propozim në parlament që ka për qëllim zbutjen e një ligji të kritikuar gjerësisht i cili frenon lirinë e shprehjes.
(Zaman, Turkish Daily News, Hurriyet, The New Anatolian, Sabah - 08/04/08; AP, Bloomberg, DPA - 07/04/08)
![]() Propozimi i AKP pohon se ndjekja penale e ardhëshme në kuadrin e artikulli 301 do të kërkojë leje nga presidenti, tha zëdhënësi i qeverisë Çemil Çiçek. [Getty Images] |
Partia qeverisëse e Turqisë për Drejtësi e Zhvilim (AKP) paraqiti në parlament të hënën (7 prill) projekt-legjislacionin që ka për qëllim të lehtësojë kufizimin e tanishëm ndaj shprehjes së lirë.
Propozimi përmban amendamentet për artikullin e debatuar 301 i cili dekreton dënime me burg me tre vjet apo më pak për fyrjen e "turqizmës".
Prokurorët e kanë përdorur atë për të paditur mjaft intelektualë të shquar turq, duke përfshirë Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel 2006 për letërsinë, Elif Shafak, një shkrimtare e shquar, dhe Hrant Dink, kryeredaktori etnik armen i gazetës turke-armene Agos. I dënuar për fyerjen e "turqizmës", ky i fundit u vra në janar 2007 nga një turk që citoi këtë akuzë si motivin e tij.
Ndonse shumica e gjyqeve të artikullit 301 ka përfunduar pa një dënim, BE dhe grupet ndërkombëtare të të drejtave kanë kohë që i kërkojnë Turqisë ta amendojë ligjin apo ta prishë atë krejt.
Propozimi u dërgua në paralament përpara vizitës nga presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso dhe komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn, më pas kësaj jave.
Ai do të kërkojë miratimin e çdo ndjekjeje nga artikulli 301, nga presidenti dhe jo nga ministri i drejtësisë apo një komitet ekspertësh, sië parashikohej më parë. Aktualisht, raste të tilla mund të ngrihen drejtpërsëdrejti nga gjykatat.
"Prirja mbizotëruese midis AKP është se leja e presidenti duhet të kërkohet," u tha gazetarëve Çemil Çiçek.
Projekt-ligji do të zëvendësojë gjithashtu nocionin e "denigrimit të turqizmës" me "denigrimin e kombit turk". Dënimi maksimal do të pakësohet në dy vjet, duke liruar potencialisht ata që aktualisht janë burgosur nën këtë akuzë. Në Turqi, dënimet me burg që nuk kalojnë dy vjet mund të pezullohen deri sa kryerësi të bëjë të njëjtin krim përsëri.
Bazuar në shumicën e pastër parlamentare, AKP do ta kalojë lehtë projekt-ligjin edhe në qoftë se Partia ekstreme e djathtë e Lëvizjes Kombëtare (MHP) kundërshton, siç është zotuar, çdo ndryshim të artikullit 301.
Nuk ishte menjëherë e qartë kur ligjebërësit do të votonin apo në se kritikët e BE që kanë kërkuar anullimin e drejtpërdrejtë, do të kënaqeshin nga ndryshimet.
AKP ka qenë kritikuar muajt e fundit për ngadalësimin e tempit të reformave të kërkuara nga BE.
"Artikulli 301...është një nga fushat përparësore që i duhet drejtuar," citoi Turkish Daily News e së martës një zyrtar nga sekretariati i përgjithshëm i BE të thoshte. "Por ai nuk është i vetmi," shtoi burimi anonim.
Një listë detyrash nga nga Brukseli thuhet se kërkon revizionimin urgjent të një numri projekt-ligjesh të tjera për të zgjeruar lirinë e shprehjes.
Ministri i jashtëm Ali Babaçan tha të hënën se Ankaraja do të përvijonte përparësitë e saj të reformës.
"Ne jemi të vendosur në çështjen e reformave," u tha ai gazetarëve. "Pavarësisht sa të vështira janë ato, ne besojmë se reformat janë të rëndësishme për të ardhmen e Turqisë."
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes