Shqipëria dhe Kroacia marrin shenjën, Maqedonia e lënë jashtë për tani

04/04/2008

Dy nga tre vendet e Kartës Adriatike kompletuan me sukses rrugën e tyre për në anëtarësimin në NATO, ndërsa i treti duhet të zgjidhë mosmarrëveshjen e vet me Greqinë.

Nga Jonilda Koçi dhe Natasha Radiç për Southeast European Times në Tiranë - 04/04/08

photo

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Shefer (në mes) përkrah presidentit shqiptar Bamir Topi (majtas0 dhe presidentit kroat Stipe Mesiç (djathtas) në samitin e NATo-s në Bukuresht të enjten (3 prill). [Getty Images]

Dy vende të Ballkanit Perëndimor kanë marrë ftesat e anëtarësimit në NATO në samitin e Aleancës në Bukuresht, ndërsa një i tretë pa ofertën e tij të ngrijë për shkak të një mosmarrëveshjeje me Greqinë.

Krerët e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë arritën të gjithë në samit me shpresa të larta. Të tre vendeve, nënshkruese të një marrëveshjeje bashkëpunimi njohur si Karta Adriatike, u ishte thënë të gjithave se kishin përmbushur kriteret për hyrjen.

Greqia, megjithatë, paralajmëroi se do të përdorte veton për të bllokuar ftesën e Maqedonisë po të mos zgjidhej mosmarrëveshja e gjatë mes tyre për emrin. Negociatat e momentit të fundit nuk mundën të jepnin një zgjidhje dhe delegacioni i Shkupit la samitin të enjten pasi nuk mori njët ftesë.

"Është e nevojshme të jemi me popullin tonë. Kjo është një kohë e vështirë për një vend të vogël," u tha ministri i jashtëm Antonio Milososki gazetarëve ndërsa konfirmoi se delegacioni do të kthehej në atdhe.

Për Shqipërinë dhe Kroacinë, megjithatë, historia e Bukureshtit 2008 ka qenë krejt ndryshe. "Kjo është një mrekulli," tha kryeministri shqiptar Sali Berisha. "Me vendimin tuaj ju keni vënë një besim të madh tek ne. Unë do të doja të bëja një betim solemn përpara jush sot që ne e vlerësojmë këtë besim mbi të gjitha, si një përgjegjësi të madhe të vendit tim."

Presidenti shqiptar Bamir Topi e përshkroi këtë si një nga aktet më të rëndësishme në historinë e vendit të tij dhe u zotua të ndihmojë shpresëtarët e tjerë në rajon. "Shqipëria do të mbështesë integrimin e Republikës së Kosovës dhe do të jetë e gatëshme gjithashtu të ofrojë kontributet e veta individuale brenda politikës së NATO dhe BE për integrimin e Bosnjës dhe Herzegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë," tha ai.

Kreu i opozitës Edi Rama ndau me ta euforinë. "Ftesa për t'u bashkuar me NATO është një shenjë e një dite të re për Shqipërinë," tha ai në një konferencë shtypi. Ndërsa anëtarësimi përbën "një sukses për shtetasit shqiptarë, në të njëjtën kohë ai sjell një ngarkesë të re përgjegjësie për politikën shqiptare," shtoi ai.

Festimet nisën në rrugët e Tiranës minuta pasi NATO zyrtarisht ftoi Shqipërinë të bashkohej me të. Flamurët shqiptarë e të NATO-s u ngritën pranë njeri tjetrit përpara institucioneve qeveritare e parlamentit. Kolona makinash me njerëz që vareshin jashtë dritareve dhe valvitnin flamuj shqiptarë e të NATO-s rrethuan kryeqytetin ndërsa është caktuar gjithashtu një festë zyrtare në rrugë.

Ndërkohë, krerët e një tjetër vendi të Kartës Adriatike që ju ofrua anëtarësimi, Kroacisë, përshëndetën vendimin si një vulë miratimi ndaj përpjekjeve të reformës.

"Kjo ftesë përfaqësonm arritjen e një nga dy objektivave më strategjike të politikës së jashtme kroate," tha kryeministri Ivo Sanader. Objektivi tjetër është anëtarësimi në BE.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

NATO ka rëndësi të pashembullt në arritjen e paqes dhe sigurisë, tha Sanader, administratës së të cilit ju desh herë pas here të punonte shumë për të mbajtur mbështetjen publike për Aleancën. "Rruga jonë në NATO nuk ishte e lehtë por përvoja jonë tregon se ja vlejnë përpjekjet."

"Kjo ftesë është një sinjal i qartë për të gjithë rajonin," tha Sanader. "Anëtarësimi në NATO përfaqëson kurorën e përpjekjeve të një brezi për të kthyer Kroacinë në familjen demokratike perëndimore."

Presidenti kroat Stipe Mesiç tha se ai e konsideron ftesën një simbol të punës që është bërë mirë . "Ne duam të jemi një anëtar aktiv i botës demokratike. Ne do të jemi një vend i përgjegjshëm i NATO-s që do të kontribuojë në Aleancë," tha ai.

Presidenti i SHBA Xhorxh W. Bush që udhëtoi në Zagreb nga samiti i Bukureshtit, ka vlerësuar Kroacinë për reformat që ka bërë dhe përshëndeti vendimin e Aleancës për t'i ofruar anëtarësimin Kroacisë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment