UNMIK thotë se ka forca policore të paligjëshme në Kosovë

03/04/2008

Zyrtarët e Prishtinës dhe UNMIK-ut kanë akuzuar Serbinë për pasjen e forcave të paligjëshme policore në Kosovë, por presidenti dhe kryeministri i Serbisë i kanë hedhur poshtë me vendosmëri akuzat.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd – 03/04/08

photo

Ministri serb për Kosovën Slobodan Samarxhiç ka mohuar thirrjen për një ndarje. [Getty Images]

Zëdhënësi i UNMIK Aleksander Ivanko tha në një informim për shtyp javën e shkuar se policët serbë qenë brenda gjykatës në Mitrovicë kur punonjësit serbë të gjyqësorit hynë me forcë duke kërkuar t'u ktheheshin punët e tyre.

Pasi policia e UNMIK-ut arrestoi demonstruesit dhe u përgatit t'i transferonte ata në burgun e Prishtinës, shpërthyen përleshje midis serbëve të Kosovës dhe anëtarëve të misioneve ndërkombëtare. Një polic ukrainas u vra dhe rreth 200 vetë u plagosën në trazirë.

"Ne kemi prova të forta, siç thashë javën e shkuar, se shërbenin policë të MUP (ministria e brendëshme serbe) të pranishëm në ndërtesën e gjykatës," tha Ivanko.

Më vete, ministri i brendshëm i Kosovës, Zenun Pajaziti tha se Shërbimi Policor i Kosovës (KPS) e kishte informuar atë se në Kosovë ekzistojnë "struktura paralele të sigurimit të Serbisë", raportoi të hënën e përditëshmja e Prishtinës Koha Ditore.

Për pesë ditë resht, duke filluar nga 26 mars, gazeta citoi dokumente nga burime të pazbuluara të UNMIK që sugjeronin se së paku dhjetë zyra të ministrisë së brendëshme serbe dhe policisë së fshehtë serbe dhe gjykata paralele ekzistojnë në Kosovë.

Por ndryshe nga deklarimi i Ivanko dhe raportet e gazetës, ndihmës komisioneri i policisë së UNMIK Xhim Lias tha se forca ndërkombëtare policore nuk kishte prova të stacioneve të MUP në Kosovë.

"Këtu, (në Kosovë), ka vetëm pika të Shërbimit Policor të Kosovës. Në qoftë se ju keni prova, dërgoini ato në polici dhe ajo do të kryejë një hetim," tha ai gjatë vërejtjeve të premten në enklavën serbe të Çaglavicës.

Përfaqësuesi i KPS Reshat Maliqi kundërshtoi gjithashtu të tilla pretendime raportuar nga gazetat në gjuhën shqipe në Prishtinë.

"Ne nuk kemi dijeni për shërbimet e përdorura nga struktura paralele. Deri tani, nuk kemi ndonjë informacion të tillë dhe kemi dijeni vetëm për shërbimet e përdorura nga policia e UNMIK dhe KPS," tha Maliqi.

Të shtunën, presidenti serb Boris Tadiç mohoi furishëm pretendimet se zyrtarë të MUP kishin qenë të pranishëm në Kosovë.

"Ka njerëz që kanë punuar për MUP përpara 1999 që jetojnë në Kosovë dhe ata kanë çdo të drejtë të jetojnë atje sepse jetonin atje edhe më parë. Askush nuk mund t'i ndjekë ata nga shtëpitë e tyre," tha ai në hapje të një fushate "Për një Serbi Evropiane" përpara zgjedhjeve të përgjithëshme të muajit tjetër.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ai tha se prania e policëve serbë në Kosovë do të ishte një shkelje serioze e rezolutës 1244 që Serbia do që të zbatohet.

Kosova është gjithashtu fokusi i fushatës që vë partitë e Tadiç dhe të kryeministrit Vojislav Koshtunica kundër njera tjetrës. Në 16 mars, ndihmësi i afërt i Koshtunicës për Kosovën, Slobodan Samarxhiç, paraqiti një propozim në UNMIK mbi ndarjen funksionale të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Tadiç e akuzoi Samarxhiç për propozimin UNMIK-ut fshehurazi të një "ndarje de facto të Kosovës".

Megjithatë, Samarxhiç tha se ai kurrë nuk kishte mbrojtur ndarjen e Kosovës dhe se presidenti po e akuzonte atë pabesisht. "Fakti që Boris Tadiç nuk mund të thotë ndryshimin midis një ndarjeje funksionale midis serbëve dhe shqiptarëve në njërën anë dhe ndarjes së Kosovës, në anën tjetër, është problemi i tij," tha ai.

OKB po konsideron dokumentin por nuk i është përgjigjur ende atij.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment